JETA

Baseli planifikon tri ndërtesa të larta, deri në 151 metra

Kosova.Today ·

Parlamenti i Bazelit i ka dhënë dritën jeshile projektit për ndërtimin e tre kullave të larta në zonën Dreispitz, të cilat me deri në 151 metra do të jenë ndërtesat më të larta të banimit në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Baseli po planifikon...

Parlamenti i Bazelit i ka dhënë dritën jeshile projektit për ndërtimin e tre kullave të larta në zonën Dreispitz, të cilat me deri në 151 metra do të jenë ndërtesat më të larta të banimit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Baseli po planifikon një zhvillim të ri urban në zonën e Dreispitz, ku pritet të ndërtohen tri kulla të larta me lartësi prej 124 deri në 151 metra.

Parlamenti kantonal i Bazelit ka miratuar me shumicë të madhe ndryshimin e nevojshëm të zonimit dhe planin e zhvillimit për projektin “Dreispitz Nord”, duke i hapur rrugë realizimit të tij.

Zona ku është planifikuar projekti aktualisht shfrytëzohet kryesisht për veprimtari tregtare dhe shitje, ndërsa një pjesë e madhe e saj është e zënë nga hapësira të asfaltuara për parkim. Me projektin e ri synohet krijimi i një lagjeje të re urbane.

Në kuadër të projektit janë planifikuar rreth 800 banesa, dy parqe publike me gjithsej rreth 16 mijë metra katrorë hapësirë të gjelbër, një shkollë e mesme, hapësira për biznese, gastronomi dhe zyra.

Ndërtimi pritet të nisë jo më herët se në vitin 2028. Projekti është pjesë e strategjisë së Bazelit për të përballuar rritjen e popullsisë përmes zhvillimit urban në lartësi, pasi hapësirat e lira për ndërtime të reja në kanton janë shumë të kufizuara./Albinfo.ch

The post Baseli planifikon tri ndërtesa të larta, deri në 151 metra appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Bazeli përplot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

15.11.2026