SHQIPERIA

Basha krahason Ramën me ish-perandorin: Neroni i Shqipërisë ka djegur vendin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me qytetarët në Krujë deklaroi se Edi Rama sot ngjan me Neronin, ish-perandorin e Romës.
Basha theksoi se Rama, njësoj si Neroni dikur po djeg pjesë të ndryshme të Shqipërisë.
“Edi Rama është Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë në Shqipëri. Makron tha sot se ndëshkova Maqedoninë e Veriut, se doja që të futet bashkë me Shqipërinë. Pse, Maqedonia e Veriut është më mirë se ne? Jo, por vendi ynë ka në krye një njeriu si ky që kemi, që ka shkatërruar gjithçka. Shqiptarët kanë bërë histori shiko futbollin, muzikën. Po ashtu, edhe në juridik, edhe me shkencat, gjithçka. Shqiptarët po iu dhe mundësi, janë të parët në sukses”, tha Basha.
Lulzim Basha nënvizoi se Rama sot ka lënë në baltë artin e kulturën e se kur PD të jetë në qeverisje do të shtojë vëmendjen ndaj artistëve.
“PD si një parti e djathtë konservatore do që të zgjedhurit të jenë sa më pranë. Duhet ndarë Fushë Krujë nga Kruja. Duhet ndarë, për të pasur mundësi që të jemi ..

Loading...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me qytetarët në Krujë deklaroi se Edi Rama sot ngjan me Neronin, ish-perandorin e Romës.

Basha theksoi se Rama, njësoj si Neroni dikur po djeg pjesë të ndryshme të Shqipërisë.

Edi Rama është Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë në Shqipëri. Makron tha sot se ndëshkova Maqedoninë e Veriut, se doja që të futet bashkë me Shqipërinë. Pse, Maqedonia e Veriut është më mirë se ne? Jo, por vendi ynë ka në krye një njeriu si ky që kemi, që ka shkatërruar gjithçka. Shqiptarët kanë bërë histori shiko futbollin, muzikën. Po ashtu, edhe në juridik, edhe me shkencat, gjithçka. Shqiptarët po iu dhe mundësi, janë të parët në sukses”, tha Basha.

Lulzim Basha nënvizoi se Rama sot ka lënë në baltë artin e kulturën e se kur PD të jetë në qeverisje do të shtojë vëmendjen ndaj artistëve.

“PD si një parti e djathtë konservatore do që të zgjedhurit të jenë sa më pranë. Duhet ndarë Fushë Krujë nga Kruja. Duhet ndarë, për të pasur mundësi që të jemi më pranë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama ka shkatërruar artin e kulturën, duke pasur shumë pak investime për këto fusha. Po ashtu, arti duhet t’i shkojë artistëve e jo oligarkëve. Arti e kultura do kenë mbështetje kur ne të vijmë në qeveri”, deklaroi Basha.

Basha: 10 mijë studentët më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë

“Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu. Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju. Duke parë vendosmërinë tuaj, jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur energjia e rinisë do të përfshijë çdo shqiptar. Duhet të investojmë për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar që të përfitojmë nga mundësia që na jep pozicioni në zemër të Evropës. 10 mijë studentët më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë nga buxheti i shtetit.”

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Basha krahason Ramën me ish-perandorin: Neroni i Shqipërisë ka djegur vendin Basha krahason Ramën me ish-perandorin: Neroni i Shqipërisë ka djegur vendinRating: 5.0
To Top