Basha pyet dhe përgjigjet: Pse opozita s’flet pë Urën e Ibrit? S’guxon, i do ndërkombëtarët më shumë se Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha po kërkon reagimin e liderëve të opozitës për çështjen e urës së Ibrit që e ndan Mitrovicën në dy pjesë. Pasi ambasadorët e vendeve të QUINT-it e paralajmëruan kryeministrin Albin Kurti se s’duan veprime të njëanshme, Basha thotë se liderët opozitarë “s’guxojnë” të flasin. “Çka po thonë liderët e […]

Basha pyet dhe përgjigjet: Pse opozita s’flet pë Urën e Ibrit? S’guxon, i do ndërkombëtarët më shumë se Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha po kërkon reagimin e liderëve të opozitës për çështjen e urës së Ibrit që e ndan Mitrovicën në dy pjesë.

Pasi ambasadorët e vendeve të QUINT-it e paralajmëruan kryeministrin Albin Kurti se s’duan veprime të njëanshme, Basha thotë se liderët opozitarë “s’guxojnë” të flasin.

“Çka po thonë liderët e opozitës për Urën e Ibrit? Një fjalë t’vetme? S’guxojnë bre, sepse këta e dojnë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ më shumë se Kosovën!”, shkroi Basha.

Ai iu tha PDK-së, LDK-së dhe AAK-së se nuk e përfaqësojnë popullin.

“Zhvendosni edhe zyrat e partisë nëpër ambasada se ju veç popullin e Kosovës nuk e përfaqësoni!”, shkroi deputeti.

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :