Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune

Bashkimi i dy kompanive të mëdha zvicerane të sigurimeve, Helvetia dhe Baloise, pritet të ketë ndikim më të madh në tregun e punës në Zvicra sesa ishte parashikuar në fillim, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht ishte njoftuar se nga bashkimi i dy kompanive mund të humbnin punën mes 1,400 dhe 1,800 punonjës. Megjithatë, sipas vlerësimeve të fundit, numri i vendeve të punës që mund të shkurtohen mund të arrijë deri në 2,300.
Kompania e re e krijuar nga bashkimi i dy grupeve të sigurimeve pritet të publikojë numrin e saktë të vendeve të punës që do të preken në mes të muajit prill./Albinfo.ch
The post Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune appeared first on Albinfo.





