BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë [...]Read More...
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini.
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë që shkojnë nga 7.8% për markën amerikane Tesla, deri në 35.3% për firmën kineze SAIC, mbi tarifën standarde të BE-së prej 10% për makinat e importuara.
Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë se ato do të hyjnë në fuqi të mërkurën.
Komisioni, i cili mbikëqyr politikën tregtare të bllokut, ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të luftuar ato që thotë se janë subvencione të padrejta, përfshirë financimin e preferuar dhe ndihmat e tjera financiare, si edhe tokën, bateritë dhe lëndët e para të vlerësuara nën çmimin e tregut.
BE-ja thotë se kapaciteti shtesë prej 3 milionë automjetesh elektrike kineze në vit është sa dyfishi i tregut të bllokut. Duke patur parasysh tarifat prej 100% në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, tregu më i mundshëm për këto mjete elektrike është Evropa.