SHQIPERIA

Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria e Kosovës do të jenë bashkë drejt BE-së

Kosova.Today ·

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Kosovës. Begaj në urimin e tij ka theksuar rrugëtimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane. “Urime të përzemërta...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Kosovës.

Begaj në urimin e tij ka theksuar rrugëtimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit, i cili përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës së 7 tetorit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Evazion fiscal 6 milionë lekë: Gruaja akuzuar për fshehje të të ardhurave në Tiranë

22.11.2026

Vetëvrasja e De Gennaros: Pse kjo figurë simbolizonte 50 vjetë politikë në Itali?

23.11.2026

Reels në Instagram: Trendi i ri i politikës shqiptare për të rinj

23.11.2026

Presidenti Begaj: "Tomorri" 120-vjeçar, simbol i gjuhës dhe identitetit shqiptar

22.11.2026