Behrami e mbështet Krasniqin në vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye
Behrami e mbështet Krasniqin vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur Memli Krasniqin në vendimin për t’i shkuar në takim Albin Kurtit, pas ftesës së këtij të fundit. Ai ka thënë së bën mirë që Krasniqi shkon në këtë takim, duke renditur disa arsye

Behrami e mbështet Krasniqin vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur Memli Krasniqin në vendimin për t’i shkuar në takim Albin Kurtit, pas ftesës së këtij të fundit.
Ai ka thënë së bën mirë që Krasniqi shkon në këtë takim, duke renditur disa arsye, përcjell Klankosova.tv.
Sipas tij, e para është që PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy.
Këto janë arsyet e renditura nga Behrami:
PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy Pa dialog, ngërçi politik në të cilin kemi hyrë, nuk kalohet Pa kompromise nga VV-ja, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet Mosshkuarja në takim do ta thellonte krizën politike dhe përçarjen, si dhe do të krijonte përshtypjen e gabuar se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit Nëse Kurti këtë takim e ka projektuar si bllof politik, kjo do t’i hakmerret atij PDK ka dëshmuar që në periudhat më kritike për vendin të jetë faktor përcaktues për tejkalimin e sfidave të brendshme Shkuarja në takim nuk është tërheqje nga kërkesat tona, por vetëm një mundësi për t’i përforcuar ato.