MAQEDONIA

Bekim Fazliu: BDI për 20 vite i detyroi studentët e juridikut t’i japin provimet vetëm në maqedonisht!

Kosova.Today ·

Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Fazliu ka kritikuar reagimet e kësaj partie opozitare, duke rikujtuar...

Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Fazliu ka kritikuar reagimet e kësaj partie opozitare, duke rikujtuar se po ata gjatë 20 viteve të pjesëmarrjes në pushtet nuk arritën t’u mundësojnë studentëve shqiptarë të juridikut që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe.

“Ndoshta s’është zgjidhja ideale, ama kur flisni ju, është marre”, ka deklaruar Fazliu, duke vënë në pikëpyetje të drejtën morale të BDI-së për të kritikuar zgjidhjen aktuale.

Ai për fund ka ironizuar thirrjet e kësaj partie për protesta në mbështetje të studentëve, duke i cilësuar si të pabesueshme në raport me të kaluarën e saj në qeverisje.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

13.11.2026

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

13.11.2026