Bekim Kupina: sul*met e Nexhmedin Spahiut ndaj Presidentes Osmani janë të pa baza
Bekim Kupina, Këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Nexhmedin Spahiu, i cili ka kritikuar përfaqësimin e Presidentes Osmani në arenën ndërkombëtare. Kupina e ka cilësuar këtë kritikë si të pabazuar dhe të motivuar nga paragjykime gjinore dhe përpjekje për të minuar angazhimin dhe punën e palodhur të Presidentes. Në reagimin

Bekim Kupina, Këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Nexhmedin Spahiu, i cili ka kritikuar përfaqësimin e Presidentes Osmani në arenën ndërkombëtare. Kupina e ka cilësuar këtë kritikë si të pabazuar dhe të motivuar nga paragjykime gjinore dhe përpjekje për të minuar angazhimin dhe punën e palodhur të Presidentes.
Në reagimin e tij, Kupina theksoi se Presidentja Osmani ka qenë gjithmonë e angazhuar për të përfaqësuar interesat e Kosovës në botë dhe se çdo veprim i saj është i orientuar për të avancuar pozitat dhe interesat e shtetit. Ai kritikoi Spahiun për përdorimin e një gjuhe të ulët dhe të dëmshme, duke shtuar se sulmet ndaj Presidentes janë të pabazuara dhe vetëm dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kupina gjithashtu theksoi se Kosova sot ka një prani më të fuqishme ndërkombëtare se kurrë më parë, falë angazhimit dhe punës së Presidentes Osmani, dhe se çdo kritikë që e minon këtë është e pabazuar dhe kontradiktore me realitetin e Kosovës.
Postimi i plote:
Nexhmedin Spahiu – një mizogjen që sulmon përfaqësimin e dinjitetshëm të Presidentes Vjosa Osmani në arenën ndërkombëtare
Deklaratat e Nexhmedin Spahiu janë një shembull klasik i paragjykimeve gjinore dhe i shpifjeve të ndyta të politikanëve të dështuar, të cilët pasi që nuk arritën të fitojnë as në komunën e tyre, tani përpiqen të zhvlerësojnë suksesin dhe angazhimin e të tjerëve.
Të thuash se Presidentja Osmani ka arritur të krijojë kontakte ndërkombëtare vetëm për shkak se është grua dhe ajo në takime me partnerë ndërkombëtarë vetem tenton të “duket bukur”, e të flasë për veten, është një tentativë e ulët për ta minimizuar punën e palodhshme dhe përkushtimin e Presidentes në arenën ndërkombëtare. Për më tepër, këto deklarime mizogjene, tregojnë primitivizëm të skajshëm, sulme të padinjitetshme ndaj institucionit më të lartë në vend dhe mungesë të njohurive bazike të marrëdhënie ndërkombëtare. Presidentja asnjëherë nuk flet për veten në takime me aleatët tanë, por përkundrazi, shtynë përpara vetëm interesin e Kosovës.
Nexhmedin Spahiu shpifë në mënyrë të ndytë kur thotë se Presidentja kontaktet ndërkombëtate i “shfrytëzon për njohje personale”, e jo për të mirën e Kosovës. Presidentes asnjë nga kontaktet ndërkombëtare nuk i duhen për njohje personale por çdo prezencë ndërkombëtare e ka shfrytëzuar vetem e vetem për të shtyer përpara interesin e Kosovës. Këtë mizogjenët nuk kanë se si ta kuptojnë, sepse urrejtja e tyre patologjike nuk i len të shohin qartë punën e presidentes.
Kosova sot ka një prezencë më të fuqishme se kurrë më parë në arenën ndërkombëtare, duke u ftuar në organizime e samite ku Kosova kurrë më parë nuk është ftuar e nuk ka pasur zë. Ky sukses është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm dhe punës së palodhur të Presidentes për t’i mbrojtur interesat e shtetit. Humbësit në garën për vlerësim nga sovrani, sikurse Nexhmedin Spahiu, gjuha primitive e të cilit gjithnjë u refuzua nga qytetarët, duhet të reflektojnë mbi dështimet e tyre dhe të ndalojnë me këtë qasje të stërvjetëruar dhe të dëmshme për shoqërinë.
Sa i përket qëndrimit të Presidentes Osmani ndaj agresionit rus, është absurde dhe tërësisht pa sens të thuhet se mbështetja e Kosovës për Ukrainën është kundër interesave kombëtare. Kosova ka mbrojtur të drejtën ndërkombëtare e të drejtat e njeriut dhe ka linjëzuar politikën e saj të jashtme tërësisht me atë të SHBA-së dhe BE-së. Çdo hezitim në përballjen me politika ekspansioniste e gjenocidale do të kishte pasoja të rënda për Kosovën dhe stabilitetin rajonal.
Ata që sot kritikojnë këtë pozicion duhet të shohin veten në pasqyrë dhe të reflektojnë për vendimet e tyre, nëse kanë fytyrë, përpara se ta sulmojnë dikë që mbron me dinjitet interesat e Kosovës dhe pozicionin e saj si aleate e botës demokratike.