MAQEDONIA

Benzina kalon 100 denarë, dizeli ulet – nga sot çmimet e reja të karburanteve në Maqedoni

Kosova.Today ·

Nga sot, 15 shtator, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës. Çmimi i Eurodieselit ulet për 2 denarë, duke zbritur në 99 denarë për litër. Ndërkohë, benzina shtrenjtohet për 3,5 denarë për litër. EuroSuper...

Nga sot, 15 shtator, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës.

Çmimi i Eurodieselit ulet për 2 denarë, duke zbritur në 99 denarë për litër.

Ndërkohë, benzina shtrenjtohet për 3,5 denarë për litër. EuroSuper BS-95 tani kushton 100,50 denarë, ndërsa BS-98 arrin në 102,50 denarë për litër.

Ndryshimet vijnë në kuadër të masave të Qeverisë për përballimin e rritjes së çmimeve të energjisë, përfshirë uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind.

Kështu, për qytetarët që përdorin automjete me naftë, çmimi i dizelit nga sot është më i ulët, ndërsa benzina ka kaluar pragun prej 100 denarësh për litër.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026