SHQIPERIA

Berisha drejt SHBA-së, ftohet nga IDU për Konventën e Partisë Republikane në Teksas

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ftuar nga International Democracy Union (IDU) për t’u bërë pjesë e delegacionit zyrtar të kësaj organizate në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane. Aktiviteti pritet të mbahet në Dallas...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ftuar nga International Democracy Union (IDU) për t’u bërë pjesë e delegacionit zyrtar të kësaj organizate në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane. Aktiviteti pritet të mbahet në Dallas të Teksasit, më 9 dhe 10 shtator 2026.

Përmes një letre zyrtare të datës 7 gusht 2026, Sekretarja e Përgjithshme dhe Drejtoresha Ekzekutive e IDU-së, Tina Mercep, konfirmoi praninë e Berishës në këtë ngjarje. Në mesazhin e saj drejtuar liderit të PD-së, ajo shprehu kënaqësinë për bashkimin e tij me delegacionin, duke nëvizuar se prania e tij në këtë takim të rëndësishëm të republikanëve do të sjellë vlerë si për vetë atë, ashtu edhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Berishës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Faturat e ujit me fasha: Familjet me konsum mbi 18 m³ do të paguajnë më shumë

24.11.2026

Veliaj në seancë me videokonferencë? GJKKO konsulton Burgjet për mundësinë teknike

24.11.2026

Shqiptar burgosur për jetë për vrasjen e bashkëshortes në Greqi

25.11.2026

Erjon Vishkulli: Protestuesi i plagosur në sy flet për dëshmi në Prokurori

25.11.2026