Kosova Mund të Ketë Kandidat Konsensual për President nga Komuniteti Egjiptian

Kosova Mund të Ketë Kandidat Konsensual për President nga Komuniteti Egjiptian

Kosova Mund të Ketë Kandidat Konsensual për President nga Komuniteti Egjiptian

Deputeti i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, ka kritikuar partitë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit.

Berisha tha se mosgjetja e një konsensusi politik po e vështirëson procesin dhe theksoi gatishmërinë e komunitetit që ai përfaqëson për të ofruar një zgjidhje.

“Edhe nëse vërtet ka mbetë Kosova pa asnjë person konsensual, ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm që të ofrojmë një kandidat konsensual me vlera prej një akademiku edhe besoj që ndoshta është mundësi që ky person të jetë konsensual”, tha ai.

 

Burimi i lajmit:orainfo.net

Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materialit, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.