Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës për plagosjen e gruas në Fushë-Kosovë: Shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se rasti i plagosjes së gruas nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës, tregon se sa të pasigurta janë gjinia femërore të Kosovë. Berisha ka thënë se ky është një akt klasik i dhunës që dërgon deri tek vrasja e grave, që sipas saj, […]

Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës për plagosjen e gruas në Fushë-Kosovë: Shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se rasti i plagosjes së gruas nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës, tregon se sa të pasigurta janë gjinia femërore të Kosovë.

Berisha ka thënë se ky është një akt klasik i dhunës që dërgon deri tek vrasja e grave, që sipas saj, këto raste fatkeqësisht po janë shumë të shpeshta në shoqërinë tonë.

Ajo ka thënë se është shumë dëshpëruese nga institucionet e drejtësisë, pasi sipas saj, i dyshuari ka qenë në paraburgim dy ditë para se të kryej aktin dhe i njëjti është liruar, duke shtuar se ky rast është një dështim i shtetit për të mbrojtur gratë.

“Është një rast klasik i dhunës që qon deri tek vrasja e grave, fatkeqësisht ne këto raste po janë të shpeshta në shoqërinë tonë, ku burrat po ushtrojnë pushtetin që e kanë deri në atë masën që po mendojnë që kanë të drejtë të vendosin mbi jetën e grave. Ne shpresojmë që viktima do t’i mbijetojë të gjitha plagët dhe do të rikuperohet. Presim që ndaj saj të merret një drejtësi korrekte, dhe ushtruesi i dhunës dhe tentuesi për vrasje të merr dënimin meritor. Këto janë pritjet sepse fatkeqësisht ky është një rast që na ka tronditur për faktin se për të njëjtin po thuhet se ka qenë dy ditë më herët ka dalë nga paraburgimi mu për veprim dhunë në familje është shumë dëshpëruese se si një person i tillë lejohet i lirë se si Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë dështuar për të bërë një vlerësim më të mirë të rrezikut në mënyrë që të sigurohet që ky nuk është një person recidivist, kjo është pra një dështim i shtetit për me i mbrojt gratë. Sepse po të bëhej puna siç duhet ky nuk besoj që do të ishte i lirë”, ka thënë Berisha.

Tutje, ajo ka potencuar se dhuna në familje është vepër penale e cila dënohet me burgim dhe gjobitje.

Ndërkaq, Berisha ka thënë se çdo vonesë të trajtimit të këtyre rasteve sjellë deri tek vrasja e grave “vetëm sepse ato janë gra”.

“Kodi penal i Republikës së Kosovës, prej vitit 2011 dhunën në familje e ka vepër penale dhe është dënim i cili dënohet me burgim dhe gjobitje. Ne kemi pritur që të paktën një muaj të mbahet në paraburgim derisa të përfundonin të gjitha procedurat me hetimin dhe pastaj dhe një vendim sa më i shpejtë nga gjykata sepse po e shohim se çdo vonesë në trajtim të këtyre rasteve po na qon tek vrasja e grave vetëm sepse ato janë gra. Nuk është dashur që të lirohej, vetë vepra e tij po të tregon që ka qenë gabim vendimi i Prokurorisë që të mbahet vetëm 48 orë, pra po shihet që e ka përsërit veprën dhe në këtë rast prej një ushtruesi të dhunës në një tentim vrasës. Mund të themi se shteti ka dështuar në këtë rast kur them shteti po them Policia, Prokuroria, Gjykata me vendimet e veta”, shtoi ajo.

“Po kemi konfuzion për të kuptuar mirë historikun e ngjarjes sepse sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, prejardhjen e kanë nga Drenasi, vepra “Dhunë në Familje”, është shkaktuar ndaj një gruaje tjetër që po i bie që ky person i ka dy gra në shtëpi, e cila me ligj nuk lejohet në Kosovë të kenë dy gra një burrë, apo një grua të ketë dy burra është e kundërligjshme. Kemi të bëjmë një person problematik në shoqërinë kosovare. Sot po qarkullon edhe një video që po ka efekt të traumatizojë edhe më shumë shoqërinë, me faktin që ajo video është publikuar dhe është e lirë nëpër media sociale. Në të gjitha aspektet mund të them se ky rast është barrë e shtetit, përveç tentim vrasësit”, theksoi Berisha.

Megjithëkëtë, ajo kërkon llogaridhënie për dështimin në mbrojtjen nga dhuna, duke shtuar se institucionet e drejtësisë duhet të jenë më vigjilentë dhe të kuptojnë më mirë dinamikat e dhunës, si në fazën e hetimit dhe atë të hetimit.

“Ne si qytetarë duhet në baza ditore të kërkojmë llogaridhënie për dështimin në mbrojtjen e jetave tona, fillimisht bëjë si thirrje ne si qytetarë të vetëdijesohemi dhe të bëhemi më kërkues dhe të qëndrojmë mbrapa për atë që institucionet e kanë për obligim të na ofrojnë. Mendoj që Gjykata, Prokurorët dhe akterët tjerë të jenë më vigjilent të kuptojnë më mirë dinamikat e dhunës, qoftë gjatë fazave të hetimit por edhe gjatë fazës së ndëshkimit të dinë se ushtruesit e dhunës nuk bëhet një person brenda ditës apo që ka vepruar në efekt. Këta janë persona të cilët besoj që gruaja meriton të rrihet. Prandaj duhet të punohet shumë me këta ushtrues të dhunës që t’i minimizojnë sa më shumë raste recidive, kjo bëhet përmes dënimeve por edhe përmes obligimit që këta ushtrues të dhunës të ndjekin programin për trajtimin e ushtruesve të dhunës, që t’i ndalojnë këto vepra”, kërkoi ajo.

Në fund, ajo shtoi se është nga institucionet e drejtësisë është një mungesë e vlerësimit të rrezikut që po sjellë deri tek vrasja e grave.

“Një mungesë e vlerësimit të rrezikut është ajo që po mungon shpesh, ajo tendenca për mos me i besuar grave fajësimi i viktimës, është një praktikë shumë e shpeshtë e institucioneve ekziston tendenca më shumë që fokusi të kthehet tek viktima sesa të vihet fokusi tek ushtruesi i dhunës”, përfundoi Berisha.

Ndryshe, gjatë të martës një grua është plagosur nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës.

Kurse, Gjykata Themelore e Prishtinës të mërkurën ka marrë vendim një muaj paraburgim për personin që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij./EO

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :