SHQIPERIA

Berisha pajiset me vizë amerikane, pritet të tërheqë pasaportën të martën

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel, Elda Menga,...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, se Berisha është njoftuar se ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryedemokrati pritet të tërheqë pasaportën gjatë paradites së nesërme pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Sipas informacioneve, udhëtimi drejt SHBA-së pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe Berisha nuk do të jetë i vetëm. Me të pritet të udhëtojnë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Samit BE-Ballkani Perëndimor pa Serbinë: Çfarë do të presë Brukseli nga Çupiç?

25.11.2026

Përjashtimi i Elisa Spiropalit: Deputetët e vjetër të PS-së u shokuan, vetëm të rinjtë votuan pro

25.11.2026

Tirana 2026: Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, agjenda e plotë

24.11.2026

Trumpi do të ndajë Ballkanin në 3 shtete? Analisti serb i shpjegon planin

25.11.2026