SHQIPERIA

Berisha flet pas tensioneve në Parlament: Deputetët e opozitës u bënë zëri i protestës së studentëve dhe gjimnazistëve

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli pas seancës së sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjidhje politike dhe krijimin e një qeverie teknike. Në një deklaratë...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli pas seancës së sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjidhje politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se deputetët e opozitës vendosën të bëhen zëri i kërkesave të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve, ndërsa e cilësoi Kuvendin si “parlamentin e krimit”.

“Deputetët e opozitës vendosën të jenë sot zëri i kërkesave të protestës së studentëve, vullnetit të studentëve dhe gjimnazistëve, dhe interpretë të interesave të tyre. Ky është parlamenti i krimit dhe ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi sistemin politik në Shqipëri si “narkodiktaturë” dhe pretendoi se Parlamenti nuk ka legjitimitet, pasi, sipas tij, ka dalë nga një farsë elektorale.

“Ky parlament nuk mund të vazhdojë. Ky parlament nuk ka legjitimitet. Ky parlament ka dalë nga një farsë elektorale. Ky parlament është shndërruar në mburojë të vjedhjeve të paimagjinueshme të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Në përfundim, kreu i opozitës deklaroi se Partia Demokratike mbështet protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, duke u shprehur i bindur se ata do ta fitojnë betejën e tyre.

“Partia Demokratike qëndron totalisht në mbështetje të tyre dhe në mbrojtje të tyre”, përfundoi Berisha.

Kujtojmë që seanca parlamentare e ditës së sotme u shoqërua edhe me skena sherri mes disa deputetëve të PD-së dhe PS-së.

Sherr masiv në Parlament, deputeti i PD përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm (VIDEO)

The post Berisha flet pas tensioneve në Parlament: Deputetët e opozitës u bënë zëri i protestës së studentëve dhe gjimnazistëve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat

14.11.2026

Rama për deklaratat e Veliajt: Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara me ministrin Gogu

14.11.2026

Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

13.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026