SHQIPERIA

Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Nesër është një ditë shumë e rëndësishme, të solidarizohemi me studentët

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e shtunë në Tiranë. Përmes një mesazhi, Berisha...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e shtunë në Tiranë.

Përmes një mesazhi, Berisha e cilësoi ditën e nesërme si të rëndësishme dhe u bëri apel shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të mbështesin të rinjtë, duke akuzuar Policinë për dhunë dhe keqtrajtim të protestuesve gjatë ditëve të fundit.

“U drejtohem sonte, para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por dhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi. Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve. Të gjithë anëtarëve të diasporës sonë kudo që janë. Të rinj e të rejave, në katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi efektivët e Policisë për përdorim të dhunës ndaj studentëve dhe gjimnazistëve që kanë protestuar në Tiranë, duke pretenduar se gjatë këtyre ditëve janë keqtrajtuar dhe arrestuar qindra persona, mes tyre edhe të mitur.

Berisha ngriti gjithashtu akuza për përdorimin e gazit lotsjellës, granatave zhurmuese dhe mjeteve të tjera gjatë përballjeve mes protestuesve dhe Policisë.

“Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari në betejën e tyre epike. Në betejën e tyre të pamposhtur. Nesër mijëra e mijëra burra e gra, djem e vajza nga mbarë Europa vërshojnë drejt Tiranës. Ftoj çdo demokrat, çdo qytetar, çdo prind, ftoj të gjitha bizneset e vendit të solidarizohen në Tiranë me studentët”, deklaroi kreu i PD-së.

The post Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Nesër është një ditë shumë e rëndësishme, të solidarizohemi me studentët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqipëria në Bruksel: Rama deklaron luftë të paprecedentë ndaj korrupsionit

25.11.2026

Bylykbashi dorëzon drejtimin në PD Durrës: Ripërtëritja fillon me moral dhe parime

25.11.2026

Edi Rama në Bruksel: BE dhe Ballkani Perëndimor për forcimin e integrimit evropian

25.11.2026

Rënia e euros: Berisha thotë se Shqipëria humbet 28% në eksport dhe 33% në prodhim

25.11.2026