SHQIPERIA

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit, bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar këtë të hënë për humbjen e Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të errëta të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit. Gjatë konferencës...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar këtë të hënë për humbjen e Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të errëta të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se vota e popullit serb nxori nga pushteti një politikan që, sipas tij, ka pasur përgjegjësi në ngjarjet e përgjakshme të rajonit dhe në përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

“Dje, populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së e cilësoi Vuçiçin si pasues politik dhe shpirtëror të Vojisllav Sheshelit, ndërsa e akuzoi për lidhje me të kaluarën nacionaliste serbe dhe për përfshirje në zhvillimet që kanë shoqëruar konfliktet në rajon.

Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te marrëdhëniet e Vuçiçit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar ish-presidentin serb si një figurë të varur nga Moska.

“Aleksandër Vuçiç ishte një kukull e Vladimir Putinit në Ballkan, i cili pas agresionit rus ndaj Ukrainës, e shndërroi Serbinë në prapavijë të fuqishme të Rusisë në rajon”, deklaroi Berisha.

Ai ngriti gjithashtu akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin me Vuçiçin, duke pretenduar se të dy kanë vepruar kundër interesave të Kosovës.

“Ai, me gangsterin tjetër të Ballkanit, narkodiktatorin e Tiranës, Edi Rama, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës”, u shpreh kreu i opozitës.

Berisha akuzoi gjithashtu dy liderët se kanë mbështetur nisma që, sipas tij, i shërbenin interesave të Kremlinit, duke përmendur në mënyrë të veçantë projektin e Ballkanit të Hapur. Ai pretendoi edhe për bashkëpunim në çështje që lidhen me trafiqet kriminale, drogën dhe zhvillimet në komunat në veri të Kosovës.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment kur zhvillimet politike në Serbi dhe roli i lëvizjes studentore kanë rikthyer në vëmendje ndikimin e protestave dhe votës qytetare në rajon.

The post Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit, bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shegët në Lumas kalbën në pemë: çfarë ka të bëjë me çmimet dhe mungesën e tregut?

24.11.2026

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026

Ambasadori Meidani: "Shqipërinë e gjeta mes jush" - Fjalimi i fundit në Shkup

26.11.2026

Samit BE-Ballkani Perëndimor pa Serbinë: Çfarë do të presë Brukseli nga Çupiç?

25.11.2026