Berisha zbulon orën e protestës së 28 shkurtit: Do i heqim imunitetin Ballukut

PS dhe PD dolën me dy raporte nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetin për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. PD kërkon që parlamenti të votojë pro heqjes së imunitetit, ndërsa PS kërkon që Ballukut të mos i hiqet imuniteti. Për këtë çështje ka folur kryetari i PD, Sali Berisha, i […]

Berisha zbulon orën e protestës së 28 shkurtit: Do i heqim imunitetin Ballukut

PS dhe PD dolën me dy raporte nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetin për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. PD kërkon që parlamenti të votojë pro heqjes së imunitetit, ndërsa PS kërkon që Ballukut të mos i hiqet imuniteti.

Për këtë çështje ka folur kryetari i PD, Sali Berisha, i cili tha se do të jenë qytetarët që do i heqin imunitetin e deputetit Ballukut, në protestën e 28 shkurtit në orën 18:00.

“Duke thënë të gjitha këto, do u them edhe një gjë tjetër, gjithçka varet nga ne. Kush, Edi Ramën nga ajo zyrë nuk e nxjerr përveç nesh. Nuk vjen njeri të na e nxjerrë. Jemi ne. A ka provokim më të rëndë se ai që bën sot? Sot, prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe çdo gjë, u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre. Dhe sot, hajdutët përsëri përkundrejt qëndrimit të deputetëve tanë, njëri nga ata tha, unë abstenoj. Po mirë i thanë këta, absteno ti, jemi 5 me 4 dhe vendimi është i qartë se komisioni kërkon heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimit. Pas 5 minutash, Taulant Balla, i cili kur është vetëm me të huajt një fjalë në mbrojtje të saj nuk e thotë, kur është me të tjerët bën avokatin e saj. Thotë jo, ne nuk jemi dakord me propozimin tuaj. Ai ishte propozimi i prokurorëve. Demokratët po pranonin propozimin e prokurorëve dhe dolën nga komisioni pa votuar. Do pyesim grupin. Por Kushtetuta thotë se vendimin e merr komisioni, jo grupi. Por këta nuk kanë as ligj, as Kushtetutë. Pra, kush do ia heqë imunitetin asaj? Qytetarët shqiptarë! Të shtunën, në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës, imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës, për largimin nga pushteti. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”-tha Berisha.