MAQEDONIA

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

Kosova.Today ·

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar ndaj qëndrimeve të BDI-së për përdorimin e parimit të Badinterit, duke theksuar se ky mekanizëm kushtetues është krijuar për mbrojtjen e shqiptarëve nga mbivotimi dhe diskriminimi, e jo për...

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar ndaj qëndrimeve të BDI-së për përdorimin e parimit të Badinterit, duke theksuar se ky mekanizëm kushtetues është krijuar për mbrojtjen e shqiptarëve nga mbivotimi dhe diskriminimi, e jo për të mbrojtur interesat politike të një partie.

Në reagimin e tij, ministri thekson se asnjë subjekt politik nuk ka monopolin mbi përfaqësimin e shqiptarëve dhe se Badinteri nuk duhet të përdoret si instrument për bllokimin e punës së Kuvendit.

“Badinteri nuk është licencë për veto politike, nuk është mekanizëm për të imponuar vullnetin e një partie dhe aq më pak është pronë ekskluzive e BDI-së”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka kritikuar gjithashtu, siç e quan, përzierjen e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve me interesat partiake të BDI-së, duke rikujtuar edhe rastin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Prandaj, mos i ngatërroni dy gjëra krejt të ndryshme: mbrojtjen e shqiptarëve dhe mbrojtjen e interesave partiake të BDI-së!”, ka theksuar Durmishi.

Në fund të reagimit, ai ka shtuar se shqiptarët nuk kanë nevojë për kujdestarë politikë dhe se asnjë parti nuk mund të flasë në emër të një populli të tërë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë!

13.11.2026

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare

12.11.2026