SHQIPERIA

Besim Hadërmataj transferohet në Prokurorinë e Tiranës, ja ku shkojnë 15 prokurorët e tjerë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi për transferimin në rrethe të një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda, pasi kjo Prokurori nuk do të ekzistojë më pas datës 19 Dhjetor 2019 kur edhe betohen 8 anëtarët e Prokurorisë Speciale SPAK.
Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm:
Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara ,Sonila Muhametaj , Pranvera Pustina do të transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.
Prokurori Artan Bajrami do transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.
Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë. Të gjitha emërimet janë votuar me 11 vota pro.
Ndërsa për ndërprerjet e cak..

Loading...

Ndërsa për ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë:

Me 11 vota pro, Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë. Emërimin e ka në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë:

Me 10 vota pro, 1 kundër (Alfred Balla) Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Caktimet të përkohshme nga data 19.12.2019 deri 18.03.2020.

Po ashtu, me 11 vota pro, Ditan Prençi dhe Isa Jata caktohen përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

Me 11 vota pro, ndërprihet caktimi i përkohshëm i prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Në përditësim…

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Besim Hadërmataj transferohet në Prokurorinë e Tiranës, ja ku shkojnë 15 prokurorët e tjerë Besim Hadërmataj transferohet në Prokurorinë e Tiranës, ja ku shkojnë 15 prokurorët e tjerëRating: 5.0
To Top