SHQIPERIA

“’Besoj tek partitë e reja’’, ish-zv.ministri: Nuk e ndiej më veten socialist

Kosova.Today ·

Ish-zëvendësministri Oltion Rrumbullaku ka komentuar në emisionin “Review” me Greta Topjana zhvillimet politike dhe protestat e zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit në vend. I pyetur nëse do të rikthehej sërish në Partinë Socialiste, Rrumbullaku...

Ish-zëvendësministri Oltion Rrumbullaku ka komentuar në emisionin “Review” me Greta Topjana zhvillimet politike dhe protestat e zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit në vend.

I pyetur nëse do të rikthehej sërish në Partinë Socialiste, Rrumbullaku u shpreh se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai kritikoi PS-në, duke argumentuar se nuk përfaqëson më politikën e majtë.

“Nuk do rikhehesha. Unë do mbështes çdo forcë politike që synon tejkalimin e kësaj politike të vjetër. Nuk ka Parti Socialiste. Ps nuk bën politikë të majtë. Të rinjtë në Tiranë nuk arrijnë dot të paguajnë qeratë, kafet, të ushqehen. Shpresoj të ketë shum parti të reja, besoj në parti të reja”, tha ai.

Rrumbullaku shprehu gjithashtu keqardhje për votën e tij të mëparshme për PS-në, në periudhë kur mbante një post në këtë parti.

“Sa i përket votës time, mallkoj veten që kam votuar për një narko regjm. Këto pasoja ekonomike do jenë 20 vite për tu tejkaluar. Tirana sot ka minimalisht deri në 60 mijë aparatamente që i kanë ministrat.

Mua më vjen keq kur më thonë zëvendës ministër sepse në 2013 kam qenë në debatet më kryesore, një kontribues që atëherë PS-ja të fitonte ato zgjedhje. Të më quash të tillë është krejt e parëndësishme, tha Oltion Rrumbullaku.

The post “’Besoj tek partitë e reja’’, ish-zv.ministri: Nuk e ndiej më veten socialist appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta në Tiranë: 10 arrestuar dhe 13 gjoba nga Policia

22.11.2026

Korpusi i Paqes në Shqipëri: 30 vjet miqësi dhe kontribut i vullnetarëve amerikanë

23.11.2026

Plagosje me thikë në Korçë: detajet e para dhe rrethanat

22.11.2026

Arrestuar dy vjedhës me precedentë për vjedhje në Elbasan dhe Tiranë

23.11.2026