SHQIPERIA

“Besoni te shpirti i Skënderbeut dhe i George Washington”/ Yuri Kim jep mesazhin për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, e pranishme në takimin e përbashkët për Reformën në Drejtësi, e vuri theksin tek rëndësia që ka zbatimi i kësaj reforme. Kim tha se Amerika është krah për krah me Shqipërinë sa i takon kësaj reforme.
Teksa mori si shembull Skënderbeun dhe George Washington, Kim tha se fryma e tyre është ende në Shqipëri dhe se në këtë frymë duhet të jepet drejtësi për të gjithë.
“Dua të theksoj rëndësinë e Reformës në Drejtësi, në sulmin që ajo do t’i japë korrupsionit. Për të gjithë ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, të gjithë jemi shërbyes publik dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar: drejtësi për të gjithë.
Ne mbartim një privilegj të madh për të siguruar besimin e publikut, se do t’i bëjmë punët tona me integritet. Në Amerikë ne themi: shërbejmë drejtësi. Por nëse shikon rrënjën e shprehjes, do të thotë një çështje në të cilin sistemi ligjor jep një trajtim të drejtë. Në reformën në drejtësi jemi me ju krah për krah.
Për mua ndërsa shoh këtë sall..

Loading...

Për mua ndërsa shoh këtë sallë me njerëz të drejtësisë, mendoj për dy personalitete, Skënderbeun dhe George Washington. Unë besoj që shpirti, fryma e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri.

Dhe besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut dhe George Washington janë të gjalla këtu dhe dua t’u shpreh që në këtë frymë të jepni drejtësi për të gjithë”, tha Yuri Kim.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Besoni te shpirti i Skënderbeut dhe i George Washington”/ Yuri Kim jep mesazhin për Reformën në Drejtësi “Besoni te shpirti i Skënderbeut dhe i George Washington”/ Yuri Kim jep mesazhin për Reformën në DrejtësiRating: 5.0
To Top