KOSOVA

Betohen deputetët e rinj të legjislaturës së XI-të

Kosova.Today ·

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin në seancën konstituive të legjislaturës së XI-të. Pas leximit të formulës së betimit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputetët janë zotuar se do ta ushtrojnë mandatin e tyre në...

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin në seancën konstituive të legjislaturës së XI-të.

Pas leximit të formulës së betimit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputetët janë zotuar se do ta ushtrojnë mandatin e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Betohem se do ta kryej me nder, me përkushtim dhe me përgjegjësi detyrën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të punoj për interesin e qytetarëve dhe do ta mbroj Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, është formula e betimit të cilën e kanë përsëritur deputetët.

Pas betimit, deputetët kanë nënshkruar deklaratat përkatëse, duke përmbyllur një nga hapat e parë të konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026