Beyer pas takimit me Berishën: Një PD e fortë është e rëndësishme për demokracinë
Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se vizita e tij në Shqipëri është pjesë e një misioni paraprak në kuadër të një vizite të ardhshme të një ministri gjerman në vend. Ai theksoi se një opozitë e fortë është element kyç për funksionimin e demokracisë […]
Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se vizita e tij në Shqipëri është pjesë e një misioni paraprak në kuadër të një vizite të ardhshme të një ministri gjerman në vend.
Ai theksoi se një opozitë e fortë është element kyç për funksionimin e demokracisë në çdo vend.
Sipas Beyer, në takim u diskutua gjithashtu për perspektivën e Shqipërisë dhe për forcimin e sistemit politik dhe institucional në vend. Ai theksoi rëndësinë e një sistemi transparent dhe të një sistemi gjyqësor të besueshëm.
“Jam takuar edhe me përfaqësues të SPAK. Ne kemi ardhur që të dielën dhe do largohemi nesër. Ky është një takim paraprak i vizitës së ministrit gjerman në Shqipëri. Unë nuk jam pjesë e qeverisë gjermane, por ne i përkasin familjes së Partive Popullore Evropiane dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyer.
Në e vlerësojmë PD për parimet që ajo ndjek, kjo ka qenë një nga çështjet që kemi diskutuar. Një PD e fortë është shumë e rëndësishme për demokracinë e një vendi. Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bëjmë për një të ardhme dhe perspektivë për shqiptarët, por edhe për sistemin politik në këtë vend. Kjo bëhet me një sistem transparent, sistemi gjyqësor duhet të jetë transparent. Do të punojmë së bashku për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha deputeti i Bundestagut gjerman.

