SHOWBIZ

“Një javë me binjakët”, Xhuli ndan detaje nga dita e para të mëmësisë

Kosova.Today ·

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë së fundmi nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj në Zvicër, një destinacion që ajo kishte zgjedhur për të përjetuar momentin e rëndësishëm të lindjes. Vetëm një...

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë së fundmi nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj në Zvicër, një destinacion që ajo kishte zgjedhur për të përjetuar momentin e rëndësishëm të lindjes.

Vetëm një javë pas ardhjes në jetë të fëmijëve, ajo ka nisur të ndajë me ndjekësit disa nga momentet e para të jetës së saj të re si nënë.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ish-banorja ka treguar momente të ëmbla me binjakët, duke reflektuar emocionet e ditëve të para pranë tyre.

Foto: Xhuli Nura / Instagram

“Një javë me binjakët e mi”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve, duke shoqëruar fjalët me momente nga përditshmëria e saj me të vegjlit.

Në një tjetër postim, ajo ka ndarë pamje nga një shëtitje me fëmijët në Lucern të Zvicrës.

Foto: Xhuli Nura / Instagram

Xhuli tashmë po shijon një tjetër rol, atë të nënës, ndërsa duket se po përjeton me shumë emocion ditët e para me binjakët.

Përmes postimeve të saj, ajo ka zgjedhur të ndajë vetëm disa momente nga kjo periudhë e veçantë, duke ruajtur njëkohësisht privatësinë e fëmijëve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adelina Tahiri harron se është grua e martuar dhe nënë, provokon rëndë me paraqitjen e fundit dhe pozën para pasqyrës

14.11.2026

Xheneta i kundërpërgjigjet Zojës pas thumbimit në BBVK: “Ma mirë në lavanderi se në Galaxy”

13.11.2026

Nuk po bëhet rehat kjo Alba Pollozhani, flet sërish për partnerin, dramën dhe tradhtinë – ndodhi të papritura

14.11.2026

Ajo e braktisi kur u sëmur duke ikur në SHBA, ja çfarë bën ish-gruaja e avokatit Sajmir Visha pas vdekjes së tij

14.11.2026