Bisedimet mes palëve janë në fund, Griezmann po largohet nga Atletico Madrid

480 ndeshje, 210 gola dhe 95 asistime – Antoine Griezmann pritet të largohet nga Atletico Madrid si një ikonë e vërtetë e klubit. Fundi i këtij kapitulli historik mund të vijë më shpejt sesa ishte parashikuar. Sipas The Athletic, sulmuesi francez mund të largohet nga Atletico ende pa përfunduar sezoni aktual. Orlando City është në […]

Bisedimet mes palëve janë në fund, Griezmann po largohet nga Atletico Madrid

480 ndeshje, 210 gola dhe 95 asistime – Antoine Griezmann pritet të largohet nga Atletico Madrid si një ikonë e vërtetë e klubit. Fundi i këtij kapitulli historik mund të vijë më shpejt sesa ishte parashikuar.

Sipas The Athletic, sulmuesi francez mund të largohet nga Atletico ende pa përfunduar sezoni aktual. Orlando City është në bisedime të avancuara për ta transferuar yllin 34-vjeçar në Shtetet e Bashkuara.

Merkatoja e transferimeve në MLS është e hapur deri më 26 mars, çka e bën këtë një mundësi afatshkurtër, por reale. Griezmann ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur në SHBA, duke deklaruar që në nëntor: “Të gjithë e dinë që MLS është ëndrra ime”.

Kontrata aktuale e francezit me Atletico Madrid është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa shuma e mundshme e transferimit ende nuk është bërë publike.

Raportohet se Griezmann-it i është ofruar një kontratë si “Designated Player” në Orlando, status që do t’i lejonte atij të përfitonte një pagë mbi kufirin standard të ligës.

Nëse marrëveshja finalizohet, Atletico Madrid do t’i thotë lamtumirë një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e klubit, ndërsa Griezmann do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë përtej Atlantikut. /Telegrafi/