SHQIPERIA

Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet....

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.

Ndër të tjera ai shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama shtoi se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.

“Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni.

Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve.

Prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar. 10 grupe verifikime nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë. Do të jemi bashkë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmalla në sukses.

I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja”, tha Rama.

The post Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përjashtimi i Elisa Spiropalit: Deputetët e vjetër të PS-së u shokuan, vetëm të rinjtë votuan pro

25.11.2026

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026

Marta Kos në Tiranë: Takime me Ramën dhe institucione për integrimin e Shqipërisë në BE

25.11.2026

Erjon Vishkulli: Protestuesi i plagosur në sy flet për dëshmi në Prokurori

25.11.2026