KOSOVA

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kosova.Today ·

Profesori dhe filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas fishkëllimave ndaj himnit të Izraelit nga tifozët e Kosovës gjatë ndeshjes së zhvilluar mes dy përfaqësueseve, duke kritikuar këtë veprim dhe duke e lidhur atë me qëndrimin e...

Profesori dhe filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas fishkëllimave ndaj himnit të Izraelit nga tifozët e Kosovës gjatë ndeshjes së zhvilluar mes dy përfaqësueseve, duke kritikuar këtë veprim dhe duke e lidhur atë me qëndrimin e palestinezëve ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Latifi ka thënë se himni i Izraelit, shtet që e njeh pavarësinë e Kosovës, është fishkëllyer, sipas tij, në shenjë solidariteti me një popull që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“I fishkëllejnë himnit të një populli, i cili ta njeh shtetin e pavarur, në një kohë kur ky shtet ende ka nevojë ekzistenciale për t’u njohur dhe pranuar në bashkësinë e shteteve”, ka shkruar Latifi.

Latifi kritikon arsyetimin e fishkëllimave

Sipas tij, fishkëllimat ndaj himnit izraelit janë bërë në emër të solidaritetit me popullin palestinez, qëndrimin e të cilit ndaj Kosovës ai e ka kritikuar ashpër.

“Për llogari të një populli, i cili jo vetëm që nuk të njeh, por të konsideron pjesë integrale të shtetit serb”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka komentuar edhe arsyetimin se veprime të tilla bëhen për solidaritet moral me viktimat palestineze.

“Thonë se kjo bëhet për solidaritet moral me viktimat e atij populli. Por ja që ai popull nuk i njeh as viktimat, as vuajtjet e luftës tande për çlirim”, ka shkruar ai.

Latifi e ka përmbyllur reagimin duke kritikuar atë që e cilëson ndikim të propagandës në qëndrimet e njerëzve.

“Por kjo është fuqia e propagandës: ajo mund të shkojë deri atje sa të të bindë se është mirë për ty t’i biesh murit me kokë. Me krejt forcën që ke”, ka shkruar Latifi.

Reagimi i plotë i Blerim Latifit

I fishkëllejnë himnit të një populli, i cili ta njeh shtetin e pavarur, në një kohë kur ky shtet ende ka nevojë ekzistenciale për t’u njohur dhe pranuar në bashkësinë e shteteve.

Dhe për çfarë?

Për llogari të një populli, i cili jo vetëm që nuk të njeh, por të konsideron pjesë integrale të shtetit serb.

Thonë se kjo bëhet për solidaritet moral me viktimat e atij populli.

Por ja që ai popull nuk i njeh as viktimat, as vuajtjet e luftës tande për çlirim. Sepse e konsideron të ligjshme atë që bëri Serbia gjatë kësaj lufte në Kosovë.

Por kjo është fuqia e propagandës: ajo mund të shkojë deri atje sa të të bindë se është mirë për ty t’i biesh murit me kokë. Me krejt forcën që ke.

https://www.facebook.com/blerim.latifi.739/posts/pfbid02opixr6zm3X8rAYRyRchAjNAuPmn6op69CkjgYSj5xyns183Sc85Ui2bhBZQmqFajl

The post Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13.11.2026

Pashinjan e pret Kurtin me flamurin e Kosovës dhe e quan “kryeministër i Kosovës” – Beogradi flet për njohje

13.11.2026

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari

12.11.2026

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026