SHOWBIZ

Blero humb një person të rëndësishëm të familjes

Kosova.Today ·

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, po përballet me një humbje familjare. Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka ndërruar jetë tezja e tij, një person me rëndësi të veçantë në jetën e tij. Blero ka ndarë një fotografi të...

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, po përballet me një humbje familjare.

Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka ndërruar jetë tezja e tij, një person me rëndësi të veçantë në jetën e tij.

Blero ka ndarë një fotografi të përbashkët me të dhe, përmes një mesazhi prekës, ka treguar se lidhja e tyre ishte shumë e ngushtë.

 Foto: Instagram

Për këngëtarin, ajo kishte qenë një figurë e afërt me rolin e një nëne të dytë.

“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”.

Fjalët e tij pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e një njeriu që kishte një vend të pazëvendësueshëm për të. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vedati dhe Roela mirëprinin djalin e tyre Adan pas 18 vitesh ëndërrim

19.11.2026

Luana Vjollca shkakton polemika me fotografinë e saj "peshk

18.11.2026

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë pas vizites së shkurtër në Kosovë

18.11.2026

Dorëheqja e Faton Hasani nga PDK: Kritikat e thella për Ligjin e Gjykatës Speciale

20.11.2026