SHOWBIZ

Blero teston bashkëshorten me një ‘prank’ – i tha se e kishin ftuar në Big Brother VIP Albania 6

Kosova.Today ·

I ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal 10, këngëtari Blero u përfshi në një sfidë ku duhej të bënte një prank ndaj bashkëshortes së tij, Eronitës. Gjatë një telefonate, ai i tregoi asaj se kishte marrë një ofertë për t’iu bashkuar kastit...

I ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal 10, këngëtari Blero u përfshi në një sfidë ku duhej të bënte një prank ndaj bashkëshortes së tij, Eronitës.

Gjatë një telefonate, ai i tregoi asaj se kishte marrë një ofertë për t’iu bashkuar kastit të Big Brother VIP Albania 6, por tha se ishte në dilemë nëse duhej ta pranonte.

Për këtë arsye, Blero vendosi t’i kërkonte mendimin e bashkëshortes.

Foto: YouTube

Eronita, pa e ditur se gjithçka ishte pjesë e një sfide, reagoi menjëherë duke i thënë: “Nëse ti mundesh me nejt pa bebin, ti shko, kqyre vet”.

Blero vazhdoi ta mbante seriozitetin dhe iu përgjigj: “Hajt të mendoj edhe njëherë beb”.

Vetëm më vonë, kur mori vesh se ishte pjesë e një sfide televizive, Eronita reagoi me humor duke i dërguar një mesazh Bleros: “Shihemi te shtëpia”.

Ndërkohë, gjatë emisionit, këngëtari foli edhe për mundësinë e një rikthimi në formatet e Big Brother.

Ai pranoi se në rrethanat aktuale do ta kishte të vështirë të bëhej sërish pjesë e reality shout. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Capital T është me fat qe e ka në krah, Adrola ‘trazon’ rrjetin me postimin e fundit

12.11.2026

Kaq ditë pas ikjes së papritur nga shtëpia, Beharja bashkë me burrin tregon se a po e përcjellin Big Brotherin

14.11.2026

Paska me e djegë shtëpinë, kjo është banorja më e re e Big Brotherit të Kosovë – sapo hyri

14.11.2026

Shyhrete Behluli bën veprimin e papritur si nënë, ia zbulon Engjit sekretin që e kishte mbajtur për kaq kohë

14.11.2026