JETA

Bllokimi i daljeve të aeroportit të Prishtinës, eskorta e Ursula von Der Leyen detyrohet të kalojë nëpër rrugë alternative

Kosova.Today ·

Sipas informacioneve nga terreni, autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të kalojë nëpër ara dhe rrugë të pashtruara në Harilaq, pasi daljet rrugore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem...

Sipas informacioneve nga terreni, autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të kalojë nëpër ara dhe rrugë të pashtruara në Harilaq, pasi daljet rrugore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” janë bllokuar nga protestuesit.

Qytetarët e mbledhur në disa pika pranë aeroportit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas të njëjtave informacione, bllokimet kanë pamundësuar daljen e autokolonës nëpër rrugët e zakonshme, duke e detyruar të ndjekë një itinerar alternativ përmes Harilaqit.

Vizita e von der Leyen vjen në ditën kur në Prishtinë është paralajmëruar protesta madhështore “Jo në emrin tim”, e cila mbahet sot, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026