Bloomberg kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve

Agjencia e lajmeve ‘Bloomberg News’ kërkoi falje të hënën për publikimin e parakohshëm të artikullit javën e kaluar që zbuloi një shkëmbim të burgosurish në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Njoftimi gjithashtu tha se organizata kishte disiplinuar punonjësit e përfshirë. Artikulli u publikua gati katër orë përpara se të hiqej embargoja për publikimin [...]Read More...

Bloomberg kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve

Agjencia e lajmeve ‘Bloomberg News’ kërkoi falje të hënën për publikimin e parakohshëm të artikullit javën e kaluar që zbuloi një shkëmbim të burgosurish në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Njoftimi gjithashtu tha se organizata kishte disiplinuar punonjësit e përfshirë.

Artikulli u publikua gati katër orë përpara se të hiqej embargoja për publikimin e lajmit nga Shtëpia e Bardhë.

John Micklethwait, kryeredaktori i ‘Bloomberg-ut’, tha në një njoftim për stafin të hënën se artikulli përbënte një shkelje të qartë të standardeve etike. ‘Bloomberg-u’ nuk tregoi se sa punonjës u disiplinuan dhe nuk i identifikoi ata.

Ai tha se i kishte shkruar secilit prej ish të burgosurve për t’i kërkuar falje. Zoti Micklethwait gjithashtu tha se i kishte shkruar edhe redaktorit të gazetës ‘Wall Street Journal’, punëdhënësit të gazetarit të arrestuar dhe dënuar në Rusi, Evan Gershkovich.

“Ne e trajtojmë saktësinë e lajmit shumë seriozisht”, tha ai në njoftim. “Por ne kemi gjithashtu përgjegjësi për të bërë gjënë e duhur. Në këtë rast ne nuk e bëmë.”/VOA

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :