Bota digjitale të mpin ndaj realitetit – Ç’duhet t’u mësojmë fëmijëve?

Shumë shpesh, teknologjia i mpin fëmijët ndaj realitetit se fjalët e tyre mund të shkaktojnë dhimbje të vërtetë dhe dëm të qëndrueshëm për të tjerët. Detyra jonë si të rritur, prindër dhe edukatorë të kujdesshëm, është t’u mësojmë të rinjve në kujdesin tonë se si të jenë qytetarë të mirë digjitalë, të modelojmë vetë qytetari […] The post Bota digjitale të mpin ndaj realitetit – Ç’duhet t’u mësojmë fëmijëve? appeared first on Albanian Post.

Bota digjitale të mpin ndaj realitetit –  Ç’duhet t’u mësojmë fëmijëve?

Shumë shpesh, teknologjia i mpin fëmijët ndaj realitetit se fjalët e tyre mund të shkaktojnë dhimbje të vërtetë dhe dëm të qëndrueshëm për të tjerët.

Detyra jonë si të rritur, prindër dhe edukatorë të kujdesshëm, është t’u mësojmë të rinjve në kujdesin tonë se si të jenë qytetarë të mirë digjitalë, të modelojmë vetë qytetari dhe të këmbëngulim që të gjithë të demonstrojnë një përkushtim të vazhdueshëm për përdorimin e teknologjisë me mençuri dhe siguri.

Këto dy paragrafë, qartazi, na ftojnë për të mos lënë pas dore detyrat tona si qytetarë – të një bote komplekse.

Ndaj dhe autorja e tyre, psikologe shkollore Irena Shanaj, u mëshon fort këtyre detyrave në ndihmë dhe në mbrojtje të më të vegjëlve që rriten në mjedisin e ri – dhe me rreziqe – digjital.

Në një intervistë për Albanian Post, Shanaj këmbëngul se duhet t’ia nisim nga vetja, të japim një shembull të mirë, pasi çka bëjmë ka më shumë rëndësi se çka themi.

“Mos të harrojmë se veprimet e të rriturve të afërt të të rinjve kanë një ndikim të fuqishëm në atë që ata do të bëjnë”, thekson ajo.

Po flasim për bullizmin kibernetik, një problem social në rritje, që sipas saj është bërë shumë i zakonshëm në komunitetet online.

Thuajse një në gjashtë adoleshentë ka përjetuar bullizëm kibernetik. Kështu ka zbuluar një studim ndërkombëtar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (ONSH).

Referuar raportit, më shumë fëmijë të moshës shkollore kanë raportuar se kanë përjetuar bullizëm kibernetik më shumë sesa para pandemisë.

Sondazhi sugjeron se përqindja e adoleshentëve që raportuan se janë ngacmuar në internet është rritur që nga viti 2018, nga 12 për qind në 15 për qind për djemtë dhe 13 për qind në 16 për qind për vajzat.

“Bullizmi kibernetik ose agresioni elektronik nënkupton përdorimin e qëllimshëm të teknologjisë si telefonat inteligjentë, interneti, mediat sociale ose mjediset e lojërave për të ngacmuar, poshtëruar apo kërcënuar dikë. Ngjashëm si çdo formë bullizmi, ai në internet mund të helmojë gëzimin e dikujt në jetë dhe  te dëmtojë reputacionin dhe mirëqenien e tij të përgjithshme”, dallon Shanaj.

Këto akte që shkaktojnë shumë vuajtje, sipas psikologes, mund dhe duhet të parandalohen.

Dhe kjo është një nevojë urgjente sepse “targetet e bullizmit kibernetik raportojnë më shumë depresion, ankth, sjellje të rrezikshme sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk i raportojnë këto përvoja”.

Shanaj apelon ndërkaq se ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të flasin me prindërit për vendosjen e kufijve të duhur të kohës para ekranit, për të monitoruar përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tyre, për të folur me fëmijët për sigurinë dhe privatësinë në internet dhe për të identifikuar pse fëmijët e tyre nuk po flasin me ta për përvojat në internet.

“Nuk është e pazakontë që viktimat e bullizmit në internet të ndihen të vetmuar dhe të izoluar, pasi ai ndikon ne ndjenjën e tyre të vetëvlerësimit. Mund të çojë deri në vetëdëmtim dhe në mendime vetëvrasëse”.

Si të menaxhohet?

Psikologe Shanaj ka ndarë gjithashtu me Albanian Post disa rekomandime se si të menaxhohen rastet e bullizmit kibernetik dhe se si duhet të reagojnë prindërit për të lehtësuar pasojat te fëmijët e tyre:

-Qëndroni të lidhur duke u  përfshire në botën online të fëmijëve tuaj.

-Mbroni llogaritë dhe pajisjet, monitoroni aktivitetin e tyre digjital, mbani një sy në mediat sociale, aplikacionet dhe historikun e shfletimit.

-Mësojini te përdorin cilësimet e privatësisë, të mbajnë gjërat personale private, të dalin kur përdorin pajisje publike, të refuzojnë t’u  përgjigjen ngacmuesve kibernetikë si edhe të raportojnë për ngacmuesit kibernetikë.

Lërini fëmijët dhe adoleshentët në jetën tuaj t’ju shohin që zgjidhni të qëndroni të respektueshëm, me edukatë, pa sharje apo sarkazëm edhe kur jeni të mërzitur.

-Qëndroni të lidhur me botën e fëmijëve tuaj në internet dhe kudo tjetër. Shumë shpesh, të rinjtë marrin mesazhin se duhet të jenë mjaft të fortë për të përballuar vetë bullizmin.

-Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se kontakti me të rriturit e besueshëm është, në vetvete, një akt i forcës dhe guximit të jashtëzakonshëm.

-Sigurohuni që fëmija juaj ta dijë se ai kurrë nuk duhet “të shkojë vetëm”. Përkundrazi, të rriturit mund të bëjnë shumë për t’i përmirësuar situatat e bullizmit në internet – por ata nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk dinë për to, kështu që fëmijët duhet të gjejnë guximin për të folur.

-Mësojini fëmijët se si të jenë qytetarë të mirë digjitalë. Edukoni për sjelljen e përgjegjshme në internet.

-Diskutoni vuajtjet e shkaktuara nga bullizmi në internet. Lërini fëmijët t’ju tregojnë atë që dinë.

-Informim dhe edukim mbi pasojat e  qarta për keqpërdorimin e teknologjisë në mënyra të dëmshme.

-Mësojini fëmijët: Mos vendosni asgjë në internet që nuk do të dëshironit ta shihte bota!

-Praktikoni aftësitë për të vërejtur problemet, për t’u larguar, për të vendosur kufij dhe për të marrë ndihmë.

-Nëse një fëmijë është ngacmuar në internet, jepni mbështetje, jo fajësim apo leksione.

-Praktikoni t’u thoni miqve: “Stop! Kjo nuk është e sigurt!’ dhe “Stop! Kjo është e padrejtë!”.

-Mësojini fëmijët se si të marrin ndihmë nga të rriturit, edhe nëse do të preferonin ta zgjidhnin vetë.

-Instinkti i një të riu në një incident të tillë mund të jetë hakmarrja – të kthejë fyerjet, të postojë foto po aq të turpshme ose të përhapë thashetheme hakmarrëse – mësojini ata të mos i dorëzohen kurrë këtij tundimi.

Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, por hakmarrja mund të çojë në tre rezultate të këqija.

-Përgjegjësia nuk bazohet në “Kush e filloi?” – por përkundrazi, “Kush bëri gjënë e duhur për t’i dhënë fund situatës?”.

-Shumica e faqeve të internetit të rrjeteve sociale kanë sisteme të lehta, anonime, raportimi. Mësojini fëmijët se sa herë që mësojnë se po ndodh ngacmimi në internet, duhet ta raportojnë atë menjëherë.

Faqja do të heqë përmbajtjen dhe fëmija juaj mund të ndihet mirë duke ditur se ai ndërmori një veprim vendimtar për të ndihmuar një viktimë të ngacmimit kibernetik pa vënë një objektiv të madh mbi shpinën e tij.

-Duhet te kultivojmë empati dhe t’i mësojme fëmijët që përpara se të postojnë ndonjë mesazh në internet, ata duhet të kenë parasysh një gjë: Është një qenie njerëzore pas atyre  tasteve.

Shumë shpesh, teknologjia i mpin fëmijët ndaj realitetit se fjalët e tyre mund të shkaktojnë dhimbje të vërtetë dhe dëm të qëndrueshëm për të tjerët.

-Nëse fëmija juaj po përballet me bullizmin kibernetik, kujtojini se nuk është faji i tij dhe se nuk e meriton të trajtohet në këtë mënyrë.

Bullizmi ka të bëjë me karakterin e agresorit. Kjo është një kujtesë kritike për fëmijët.

-Nëse fëmija njeh dikë që merr pjesë nga bullizmi kibernetik, inkurajojeni që të kontaktojë me atë person.

Kur të rinjtë janë pranë njëri-tjetrit si miq, ata krijojnë forcë në numër dhe mund të bëjnë një ndryshim të madh në largimin e valës nga mizoria dhe drejt dashamirësisë. Rritni ndërgjegjësimin dhe mbështesni ata që janë në shënjestër.

Ajo përsërit se ngacmimi kibernetik mund t’i vendosë të dy fëmijët në rrezik ligjor, pasi mund të jetë një vepër penale.

Ndaj vlen të shkruhet edhe njëherë se dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, por hakmarrja mund të çojë në tre rezultate të këqija.

The post Bota digjitale të mpin ndaj realitetit – Ç’duhet t’u mësojmë fëmijëve? appeared first on Albanian Post.