KOSOVA

“Braktisje e betejës për të vërtetën”, Osmani: Pse asnjë zyrtar shtetëror s’doli në mediat ndërkombëtare?

Kosova.Today ·

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si braktisje të betejës për të vërtetën mungesën e reagimit të zyrtarëve shtetërorë në mediat ndërkombëtare, pas vendimit të 16 shtatorit në Hagë. Osmani ka ngritur pikëpyetjen...

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si braktisje të betejës për të vërtetën mungesën e reagimit të zyrtarëve shtetërorë në mediat ndërkombëtare, pas vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

Osmani ka ngritur pikëpyetjen se pse asnjë zyrtar shtetëror nuk ka dalë në media të rëndësishme ndërkombëtare për të mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës dhe për t’iu kundërvënë narrativës serbe, transmeton Klankosova.tv

“A mund të më tregojë dikush pse, edhe gati dy muaj pas verdiktit, nuk kemi parë asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare nga zyrtarët shtetërorë për të mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës dhe për t’iu kundërvënë narrativës serbe?

Kjo nuk është thjesht mungesë komunikimi; është braktisje e betejës për të vërtetën.

A duhet edhe për këtë të presim analiza, strategji e grupe punuese për të përcaktuar se si bëhet?”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, ku shfaqen disa nga intervistat e saj në mediat ndërkombëtare gjatë kohës sa ishte në krye të shtetit, Osmani ka treguar se si, sipas saj, duhet mbrojtur e vërteta e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Klankosova

The post “Braktisje e betejës për të vërtetën”, Osmani: Pse asnjë zyrtar shtetëror s’doli në mediat ndërkombëtare? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rënia e një pjese të çatisë në Drenas, dëmtohen disa vetura

13.11.2026

“Jo të bëhen kopje të këqija të Isës e Hashimit”, Mustafa për gjuhën e Osmanit: Është katandisur keq

13.11.2026

Rama e konfirmon nga Dublini: NATO nuk do të mbajë samit në Tiranë vitin e ardhshëm

13.11.2026

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

12.11.2026