Brazil, anulohen gjobat 2.6 mln euro për prishje mjedisi ndaj Neymar

Brazil, anulohen gjobat 2.6 mln euro për prishje mjedisi ndaj Neymar

Një gjykatë në Rio De Janeiro anuloi sanksionet për dëmtim mjedisi me vlerën e 16 milionë reais(2.6 milionë euro) që iu vunë sulmuesit Neymar në vitin 2023 nga Bashkia e Mangaratiba, në rajonin e Costa Verde për dëmtim të ambientit për shkak të ndërtimit të një liqeni artificial në vilën e tij.

Gjykata në këtë mënyrë pranoi apelin e bërë nga futbollisti kundër administratës bashkiake duke i bërë nul të gjitha sinjalizimet për thyerje rregullash. Neymar kontestoi 4 gjoba për transformimin ë një liqeni në një pishinë luksoze në pronën e tij. Sipas gjykatës nuk u vërtetua se ndërhyrja ka shkaktuar dëme mjedisore apo që kërkontë një autorizim paraprak mjedisor sic pretendohej nga Bashkia.

Për gjykatën akuzat u bazuan në mënyrë ekskluzive nga foto dhe video të dërguara në 2019 në mënyrë unanime.

‘Hetimet u hapën për shkak të zhurmës së madhe mediatike të krijuar rreth kësaj çështjeje duke qenë se i përfshirë është një sportist me famë botërore-tha avokati i sulmuesit 34 vjeçar i cili është kthyer të luajë sërish te Santosi, skuadra ku ai është formuar. Neymar, pavarësisht dëmtimeve të pësuara, shpreson ende të marrë pjesë në Botërorin e këtij viti.