SHQIPERIA

Bylis vazhdon të surprizojë, fiton në Shkodër dhe ngjitet i dyti

Bylis konfirmohet si surpriza më e bukur e këtij sezoni. Ballshiotët u treguan shumë cinikë në Shkodër ndaj Vllaznisë duke fituar 0-1 në Loro Boriçi sfidën që mbylli javën e 11-të të Kategorisë Superiore.
Për trajnerin Dovedan kjo ishte ndeshja me e dobët që ka zhvilluar Bylis në këtë sezon të paktën këtë la të kuptohet në intervistën për Supersport në fund të sfidës, por ajo që ka rëndësi është që Bylis është vetëm një pikë pas Partizanit kryesues, mban vendin e dytë në renditje dhe ka plot 10 ndeshje që nuk humbet.
Në Shkodër vendosi gjithçka një gol i Jankut në minutën e 16-të që erdhi vetëm pak çaste pasi Goxha ishte ndalur nga traversa, ndërsa më pas Bylis menaxhoi shumë mirë epërsinë dhe mund të kishte goditur për herë të dytë Vllazninë në kundërsulm. Polemikat nuk munguan fillimisht për një gol të Zogajt në minutën e 3-të që u anulua për një pozicion të dyshimtë jashtë loje dhe më pas për golin e Bylisit të cilin fillimisht anësori e anuloi ndërsa kryesori Ziri e konsideroi ..

Loading...


Bylis konfirmohet si surpriza më e bukur e këtij sezoni. Ballshiotët u treguan shumë cinikë në Shkodër ndaj Vllaznisë duke fituar 0-1 në Loro Boriçi sfidën që mbylli javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Për trajnerin Dovedan kjo ishte ndeshja me e dobët që ka zhvilluar Bylis në këtë sezon të paktën këtë la të kuptohet në intervistën për Supersport në fund të sfidës, por ajo që ka rëndësi është që Bylis është vetëm një pikë pas Partizanit kryesues, mban vendin e dytë në renditje dhe ka plot 10 ndeshje që nuk humbet.

Në Shkodër vendosi gjithçka një gol i Jankut në minutën e 16-të që erdhi vetëm pak çaste pasi Goxha ishte ndalur nga traversa, ndërsa më pas Bylis menaxhoi shumë mirë epërsinë dhe mund të kishte goditur për herë të dytë Vllazninë në kundërsulm. Polemikat nuk munguan fillimisht për një gol të Zogajt në minutën e 3-të që u anulua për një pozicion të dyshimtë jashtë loje dhe më pas për golin e Bylisit të cilin fillimisht anësori e anuloi ndërsa kryesori Ziri e konsideroi të rregullt me të drejtë pasi asistin Janku e mori nga Marku që kthehu gabimisht topin pas.

Irritimi në Shkodër ishte i madh me lojtarët dhe trajnerin Jonuz që protestuan shumë vendimin e gjyqtarëve për ta akorduar golin të rregullt. Ishte një sfidë mungesash ajo e Loro Boriçit, pasi nga njëri krah nuk ishin të disponueshëm Gurishta dhe Ramadani ndërsa Bylis nuk kishte në dispozicion Bicajn, Turabov, Ntephe dhe Beji Anthony. Pas raundit të 11-të, Vllaznia pozicionohet e 7-ta me 15 pikë ndërkohë që Bylis fluturon lart dhe tashmë nuk shikon më nga mbijetesa por nga Europa.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Bylis vazhdon të surprizojë, fiton në Shkodër dhe ngjitet i dyti Bylis vazhdon të surprizojë, fiton në Shkodër dhe ngjitet i dytiRating: 5.0
To Top