JETA

Dua Lipa dhe Callum Turner i japin fund beqarisë me një ceremoni private në Londër

Kosova.Today ·

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në Londër. Çifti u martua këtë të diel në Old Marylebone Town Hall, në prani të një...

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në Londër.

Çifti u martua këtë të diel në Old Marylebone Town Hall, në prani të një numri të vogël familjarësh dhe miqsh të afërt. Pamjet e publikuara nga mediat britanike tregojnë momentet e veçanta të ceremonisë së tyre.

Për ditën më të rëndësishme të jetës së saj, Dua Lipa zgjodhi një fustan elegant couture nga Schiaparelli, i krijuar nga stilisti Daniel Roseberry. Veshja u kompletua me doreza dhe një kapelë të bardhë, ndërsa Callum Turner u paraqit me një kostum klasik blu të errët.

Historia e tyre e dashurisë nisi të tërhiqte vëmendjen e publikut në fillim të vitit 2024, kur u panë së bashku në Londër. Më vonë, ata e bënë publike lidhjen përmes rrjeteve sociale, duke konfirmuar romancën që shpejt u shndërrua në një nga më të komentuarat në botën e showbiz-it.

Në vitin 2025, Dua Lipa bëri të ditur fejesën e saj, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm dhe të menduar mirë. Këngëtarja kishte deklaruar gjithashtu se në të ardhmen dëshiron të krijojë familje dhe të ketë fëmijë.

Martesa e tyre shënon një kapitull të ri në jetën personale të çiftit, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

The post Dua Lipa dhe Callum Turner i japin fund beqarisë me një ceremoni private në Londër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

11.11.2026

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026