SHQIPERIA

Çelja e negociatave, PE miraton rezolutën që kritikon Macron/ Në dhjetor sërish shpresë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian ka miratuar me 418 vota pro nga 578 eurodeputetë të pranishëm rezolutën që kritikon Presidentin Francez Emmanuel Macron për kundërshtimin e fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse të dy vendet kishin marrë nga një sërë shtetesh anëtare të bllokut mbështetje për përpjekjet e tyre lidhur me çeljen e bisedimeve, në samitin e BE-së, Macron e bllokoi procesin me pretendimin se nevojitet një reformim i unionit përpara çdo zgjerimi të mëtejshëm.
Rezoluta e propozuar nga të Gjelbrit, përcjell keqardhjen për vendimin e Këshillit Evropian dhe thekson se “duke mos arritur të përmbushë premtimet dhe angazhimet e tij për të dy vendet, BE rrezikon të humbasë besueshmërinë ”në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Aty nënvizohet se procesi i zgjerimit “duhet të udhëhiqet nga kritere objektive, dhe jo nga … politikat e brendshme apo polemikat bilaterale”. Rezoluta gjithashtu i bën thirrje Këshillit Evropian që “të marrë përgjegjësinë e t..

Loading...


Parlamenti Europian ka miratuar me 418 vota pro nga 578 eurodeputetë të pranishëm rezolutën që kritikon Presidentin Francez Emmanuel Macron për kundërshtimin e fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse të dy vendet kishin marrë nga një sërë shtetesh anëtare të bllokut mbështetje për përpjekjet e tyre lidhur me çeljen e bisedimeve, në samitin e BE-së, Macron e bllokoi procesin me pretendimin se nevojitet një reformim i unionit përpara çdo zgjerimi të mëtejshëm.

Rezoluta e propozuar nga të Gjelbrit, përcjell keqardhjen për vendimin e Këshillit Evropian dhe thekson se “duke mos arritur të përmbushë premtimet dhe angazhimet e tij për të dy vendet, BE rrezikon të humbasë besueshmërinë ”në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Aty nënvizohet se procesi i zgjerimit “duhet të udhëhiqet nga kritere objektive, dhe jo nga … politikat e brendshme apo polemikat bilaterale”. Rezoluta gjithashtu i bën thirrje Këshillit Evropian që “të marrë përgjegjësinë e tij dhe të gjejë një kompromis konkret” në mbledhjen e muajit dhjetor.

Javën e kaluar, këshilli deklaroi se ka sugjeruar rishikimin e temës së zgjerimit jo më shpejt se maji 2020 në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb. Nëse miratohet, rezoluta mund të shihet si sinjal inkurajues për të dy vendet, por edhe pjesën tjetër shteteve të rajonit që shpresojnë të bëhen pjesë e BE-së, duke i treguar kështu atyre se procesi i zgjerimit të bllokut nuk është plotësisht i vdekur.

Drafti thuhet se ka mbështetjen e shumicës së grupeve politike në Parlamentin Europian, duke përfshirë Reneë Europe, aleanca liberale ku bën pjesë dhe vetë partia La Republique En Marche e Macronit.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Çelja e negociatave, PE miraton rezolutën që kritikon Macron/ Në dhjetor sërish shpresë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Çelja e negociatave, PE miraton rezolutën që kritikon Macron/ Në dhjetor sërish shpresë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e VeriutRating: 5.0
To Top