SHQIPERIA

Celtic tjetër shuplakë Lazios

Lazio nuk ia doli të fitonte përballë Celtic në “Olimpico”. Ekipi italian kaloi i pari në avantazh me anë të Ciro Immobiles në minutën e shtatë, por u përmbys sërish nga ekipi skocez. E njëjta pamje si në ndeshjen e zhvilluar në Glasgou.
Forrest barazoi për miqtë në minutën e 38-të, teksa francezi Ntcham, i ardhur nga stoli, vulosi kualifikimin e Celtic. Lazio ka shumë pak shanse për t’u kualifikuar.
Ekipi i Inzaghit duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në humbjen e Cluj përballë Celtic në ndeshjen e fundit që zhvillohet në Rumani.
Ndeshja tjetër e grupit E u vendos nga një gol në minutat e fundit. Cluj mposhti në shtëpi francezët e Rennes dhe tani kryeson me 9 pikë. Veterani Rondon shënoi me kokë në minutën e 87-të dhe i dhuroi një fitore me aromë kualifikimi ekipit evropian.
Celtic renditet i dyti me 8 pikë, ndërsa Lazio ndjek me katër pikë më pak. Ekipi i Simone Inzaghit duhet të fitojë dy ndeshjet e fundit dhe të shpresojë në një frenim të Cluj ose Celtic.

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Celtic tjetër shuplakë Lazios Celtic tjetër shuplakë LaziosRating: 5.0
To Top