Ceremonia e varrimit për Haxhi Thaçin, homazhe e mbledhje komemorative – Komuna e Skenderajt publikon detajet

Babai i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, do të varroset më 18 mars në orën 15:00. Kështu kanë konfirmuar nga familja e Thaçit. Sipas njoftimit nga Komuna e Skenderajt, nesër, gjithashtu do të ketë edhe homazhe dhe mbledhje komemorative. Njoftimi i plotë: KOMUNIKATË PËR MEDIA Me pikëllim të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se

Ceremonia e varrimit për Haxhi Thaçin, homazhe e mbledhje komemorative – Komuna e Skenderajt publikon detajet

Babai i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, do të varroset më 18 mars në orën 15:00.

Kështu kanë konfirmuar nga familja e Thaçit.

Sipas njoftimit nga Komuna e Skenderajt, nesër, gjithashtu do të ketë edhe homazhe dhe mbledhje komemorative.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me pikëllim të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura.

Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:

Homazh pranë arkivolit:

Data: 18 mars 2025

Ora: 09:00 – 12:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Mbledhja komemorative:

Data: 18 mars 2025

Ora: 12:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Varrimi i të ndjerit:

Data: 18 mars 2025

Ora: 15:00

Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

E Pamja e familjes Thaçi:

Data: 19 – 20 mars 2025

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi.