KOSOVA

Çfarë i tha Palmer?/ Vuçiç pas takimit: Për 2-3 muaj nis dialogu

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u takua në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiç me të cilin diskutuan mbi situatën politike në vend e në rajon. Vuçiç u shpreh i kënaqur nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan, por nuk zbuloi shumë detaje rreth asaj çfarë u bisedua mes tyre.

Megjithatë, disa raporte në media tregojnë se kreu I shtetit serb ka pohuar në vazhdën e këtij takimit, se brenda dy apo tre muajsh do të mund të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut zyrtar mes Beogradit dhe Prishtinës. Vuçiç ka lënë të kuptohet se pikëpamjet e SHBA-së dhe të Serbisë janë të ndryshme në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën, megjithatë përcolli falenderimin e tij për Palmerin që u tregua i gatshëm të dëgjonte qëndrimin e Beogradit. I dërguari i DASH tha se është e rëndësishme që rezultati i zgjedhjeve në Kosovë të respektohet.

Me këtë rast, ai kujtoi se subjekti politik Lista Serbe ka marrë mbësht..

Loading...

Me këtë rast, ai kujtoi se subjekti politik Lista Serbe ka marrë mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit dhe kështu ka fituar të drejtën për t’u përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës. “Unë mendoj se në Kosovë ka vend për shumë zëra të ndryshëm që duhen dëgjuar, por është gjithashtu e rëndësishme të respektohen rezultatet e zgjedhjeve”, tha Palmer.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Çfarë i tha Palmer?/ Vuçiç pas takimit: Për 2-3 muaj nis dialogu Çfarë i tha Palmer?/ Vuçiç pas takimit: Për 2-3 muaj nis dialoguRating: 5.0
To Top