Chair nis fluturime të reja verore drejt Spanjës

Kompania ajrore zvicerane Chair, e cila nuk është aq e njohur sa SWISS dhe Edelweiss, ofron fluturime drejt disa destinacioneve të njohura turistike në Europë dhe Afrikën e Veriut, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimeve të fundit, gjatë muajve prill dhe maj, si dhe shtator dhe tetor, Chair do të nisë fluturime charter të reja nga Berni drejt qytetit spanjoll të Jerez de la Frontera në rajonin e Andaluzisë.
Këto fluturime synojnë të ofrojnë udhëtime të përshtatshme për turistët zviceranë që kërkojnë destinacione të reja për pushime verore apo vjeshtore, duke zgjeruar ofertën e Chair në tregun e fluturimeve charter./Albinfo.ch
The post Chair nis fluturime të reja verore drejt Spanjës appeared first on Albinfo.



