Çitaku kritikon Kurtin me shembullin e sovranitetit të Koresë së Veriut, shpreson se Osmani do ta ngris zërin

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku në një intervistë për Gazetën Express ka folur për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veriut të vendit. Çitaku ka thënë se ka shpresuar se Kurti do të jetë i matur dhe do të kalojë nga “një lider i […]

Çitaku kritikon Kurtin me shembullin e sovranitetit të Koresë së Veriut, shpreson se Osmani do ta ngris zërin

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku në një intervistë për Gazetën Express ka folur për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veriut të vendit. Çitaku ka thënë se ka shpresuar se Kurti do të jetë i matur dhe do të kalojë nga “një lider i papërgjegjshëm opozitar” në “kryeministër të përgjegjshëm”.

Megjithatë Çitaku thotë se që nga dita kur Kurti ka marrë pushtetin, ka vepruar njësoj sikur përgjatë gjithë kohës së tij si opozitar dhe sipas saj, Kurti ka refuzuar të bashkërendojë me aleatët, në veçanti me SHBA-në për çështje të interesit nacional dhe strategjik.

Ish-ambasadorja thotë se Kurti në mënyrë të frikshme ka shpërfillur aleancat dhe një qasje e tillë është karakterizuar në të gjitha dimensionet e qeverisjes. Ajo thotë se qasja ndaj veriut s’dallon nga mënyra e qeverisjes së Kurtit.

Sipas Çitakut, sot sovraniteti ka plotësisht kuptim tjetër, ndërkohë që sipas saj Kurti ka arritur që ta reduktojë atë në simbolika, si targat e zyrat e kryetarëve në Veri.

“Kurti ka arritur suksesshëm që idenë e sovranitetit ta reduktojë në simbolika. Idenë e sovranitetit ta reduktojë në zyrë të kryetarit, në targa. Sovraniteti në shekullin që po jetojmë ka kuptim komplet tjetër. S’është aq e thjeshtëzuar. Në këtë epokë nëse dëshiron të jesh pjesë e botës euro-atlantike, patjetër duhesh të koordinohesh. SHBA koordinohet me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Japoninë, Australinë”, ka thënë Çitaku për Gazetën Express.

E pyetur për reagimin e fundit të Ambasadës së SHBA-së rreth mbylljes së pikave të Postës Serbe, Çitaku thotë se e ka për me shumë shqetësim dhe sipas saj ka kohë që Kosova në sytë e aleatëve shihet si faktor destruktiv dhe i paparashikueshëm dhe thotë se Kurti me qasjen e tij e ka kthyer Kosovën në pikë reference për kriza dhe destabilitet.

“Ka kohë që Kosova në sytë e aleatëve kryesorë shihet si faktor destruktiv dhe i paparashikueshëm. Parashikueshmëria është jashtëzakonisht e rëndësishme me aleatët, që barabartë me ne, e që disa herë më shumë se ne, e kanë barrën për paqen dhe sigurinë dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. Kryeministri Kurti fatkeqësisht koordinimin me aleatët e sheh si nënshtrim, bashkërendimin si subordinim. Mënyrën se si i sheh gjërat kryeministri, dallon shumë nga ajo se si i lexon situatat një vrojtues racional. Kurti me këtë lloj qasje ka arritur ta bëjë Kosovën pikë referencë për kriza dhe destabilitet, sepse në mënyrë ciklike ka prodhuar kriza të cilat kishin me qenë lehtë të menaxhueshme sikur të kishte pasur koordinim me aleatët”, është shprehur Çitaku.

Për rolin e presidentes Vjosa Osmani sa i përket ruajtjes së aleancës me SHBA-në, Çitaku ka thënë se sa i përket deklarimeve publike, të dy krerët e shtetit deri më tani kanë dalluar vetëm në nuanca.

“Po shpresoj që presidentja të fillojë të bëhet më e zëshme në mirëmbajtjen e raporteve me SHBA dhe BE. Imagjinoni Kosovës në këtë shekull është një klub me Rusinë dhe Bjellorusinë, nën masa”, ka thënë Çitaku.

Lidhur me aktivitetin e ambasadorit të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, dhe punën që po e bën lidhur me raportin kosovaro-amerikan, Çitaku thotë se në momentin kur kryeministri i Kosovës i thotë Sekretarit Amerikan të Shtetit “naiv”, atëherë puna e ambasadorit bëhet tepër e vështirë.

Çitaku thotë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mos marrë pozicionim për zhvillimet politike në SHBA dhe se institucionet duhet ë punojnë me këdo që është në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky kryeministër ka dështuar të mirëmbajë raportet me SHBA-në edhe në kohën kur në presidencë është Joe Biden, një president që ka lidhje personale me Kosovën. Në SHBA me këdo që është në Shtëpinë e Bardhë nëse tregohemi të përgjegjshëm, Kosova mund dhe do të ketë sukses”, ka potencuar ajo.

Ish-ambasadorja kujton që dy dekada histori suksesi të Kosovës janë arritur bashkë me SHBA-në, ndonëse kryeministri Albin Kurti ka investuar për të përshkruar si dështim.

“Çdo aleancë duhet të ushqehet dhe kultivohet. Përkundër investimit titanik që ka bo kryeministri Kurti në dy dekada t’i përshkruaj si dështim, Kosova ka qenë rrëfim suksesi për dy dekada. Këtë sukses e kemi ndërtuar bashkë me Amerikën”, ka shtuar tutje ajo.

Për procesin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, Çitaku thotë se kryeministri Kurti dy letrat e dy presidentëve amerikanë që kërkonin marrëveshje reciproke me njohjen në qendër i ka reduktuar në masë të madhe me sjelljet që ajo i cilëson si amatoreske.

“Kur kryeministri Kurti e ka marrë detyrën, i ka pas në tavolinë letrat e dy presidentëve amerikanë që në mënyrë eksplicitë thonin që Kosova dhe Seriba duhet të angazhohen për marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen në qendër. Sjellja amatoreske e kryeministrit Kurtit ka reduktuar në ekstrem edhe ambiciet edhe pritjet, edhe angazhimin e aleatëve në procesin e dialogut. Nuk mund ta duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse aleatët sesa ne. Sa më shumë që të prolongohet procesi i dialogut, aq më shumë faktorizohen forcat destruktive në rajon, të cilat në masë të madhe sponsorizohen nga Rusia, e cila është e interesuar të hapë edhe vatra të tjera të krizës për të zhvendosur vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Duhet të jemi vigjilent dhe është shumë e rëndësishme të koordinohemi ngusht me aleatët”, shprehet Çitaku.

Në fund ajo thotë se sovraniteti i simbolizmave, të cilin sipas saj duket që kryeministri Albin Kurti e ka në kokë, nuk sjell asnjë dobi. Zyrtarja e lartë e PDK-së merr për krahasim Korenë e Veriut, duke thënë se shteti që ndodhet nën diktatorin Kim Jong Un është vendi më i izoluar dhe më sovran në botë.

Ajo thotë se Kosova duhet t’ia shtrojë pyetjen vetes, nëse dëshiron të integrohet në BE dhe NATO, apo nëse është e vetëmjaftueshme dhe të ndiqet rruga e kryeministrit Kurti, që sipas Çitakut do të vazhdojë ta izolojë Kosovën.

“Sovraniteti absolut sot në botë, çfarë e ka si duket në mendje kryeministri Kurti, sovraniteti simbolik, me simbolizma nuk sjell as një dobi. E kemi një shembull, Korenë e Veriut, është vendi më i izoluar dhe më sovran në botë. Kosova duhet të jetë e pavarur, sovrane dhe e integruar. Pyetja që duhet të ia shtrojmë vetes se a duam të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s. Nëse përgjigja është po, atëherë koordinimi me aleatë është domosdoshmëri e pashmangshme.. Nëse mendojmë që jemi të vetëmjaftueshëm dhe s’na duhet askush, e kemi rrugën e kryeministrit Kurti, e cila kam dronë që do të vazhdojë edhe më tej ta izolojë Kosovën”, përfundon ajo./GazetaExpress/

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :