SHQIPERIA

Claude Haagen i OSBE-së për protestat në Shqipëri: Palët të përmbahen, dhuna nuk ka vend në demokraci

Kosova.Today ·

Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, ka shprehur shqetësimin mbi protestat e dhunshme në Shqipëri. Përmes një reagimi, Haagen u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje,...

Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, ka shprehur shqetësimin mbi protestat e dhunshme në Shqipëri.

Përmes një reagimi, Haagen u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në dialog paqësor. Ai ka theksuar se respektimi i shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve duhet të mbetet përparësi në një demokraci.

Reagimi i plotë:

“Si Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet për protesta të dhunshme në Shqipëri.

Dhuna nuk ka vend në një demokraci. U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në dialog paqësor.

Respektimi i shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve duhet të mbetet përparësi absolute.”

The post Claude Haagen i OSBE-së për protestat në Shqipëri: Palët të përmbahen, dhuna nuk ka vend në demokraci appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rënia e euros: Berisha thotë se Shqipëria humbet 28% në eksport dhe 33% në prodhim

25.11.2026

Rikthimi i energjisë në Përrenjas: OSSH riparon fiderin dëmtuar nga stuhi

24.11.2026

10 projekte shqiptare financohen me 4,3 milion euro nga RCF për trajnime profesionale

25.11.2026

Zjarr në Vlorë: Makinë djegur qëllimisht? Hetimi po zhvillohet

25.11.2026