MAQEDONIA

“Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova.Today ·

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën e 15 shtatorit do të organizohet një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të aktgjykimit në Hagë. Sipas njoftimit, marshimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”,...

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën e 15 shtatorit do të organizohet një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të aktgjykimit në Hagë.

Sipas njoftimit, marshimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në orën 18:00.

“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në këtë marsh, për të përçuar mesazhin dhe mbështetjen për lirimin e katërshes së UÇK-së.

“Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për t’i dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt. Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë thënë se UÇK-ja është pjesë e historisë shqiptare.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!”, është thënë tutje në njoftim. /Klankosova.tv

The post “Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026