BOTA

“Çmendet” moti, Moska shënon janarin më të nxehtë në histori

Janari i këtij viti është shpallur më i nxehti në historinë e kryeqytetit rus, e pohuar kjo nga shërbimi shtetëror rus i motit. “Temperatura mesatare e regjistruar në Moskë në muajin janar është tani rreth zero gradë celsius”, tha për AFP meteorologia, Lyudmila Parshina.

Kjo shifër do të thotë se temperatura mesatare e janarit është 9.3 gradë celsius më e lartë se ajo çfarë shënonte zakonisht termometri në Moskë. Megjithatë, Parshina nuk ka pranuar të deklarojë nëse rekordi i fundit është i lidhur me ndryshimet klimatike.

Temperaturat e motit janë regjistruar në Moskë që nga viti 1879 ndërsa në gjithë Rusinë nga viti 1891. Ekspertë të tjerë të motit po ashtu kanë thënë se përgjatë janarit bora në Moskë ka arritur në shtatë centimetra në krahasim me mesataren e zakonshme që mbërrinte në 32 centimetra.

E njohur për dimrat tejet të ftohtë, Moska është përballur edhe me dhjetorin më të nxehtë në një shekull. 2019-ta po ashtu ka qenë viti më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Rusi.

Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Çmendet” moti, Moska shënon janarin më të nxehtë në histori “Çmendet” moti, Moska shënon janarin më të nxehtë në historiRating: 5.0
To Top