JETA

Çmimi i Bitcoin “fluturon” mbi 70 mijë dollarë, tregu i kriptomonedhave merr hov

Kosova.Today ·

Bitcoin u rrit me 11,2 për qind të enjten, duke tejkaluar nivelin prej 70.000 dollarësh për herë të parë në më shumë se dy muaj, pasi rënia e rendimenteve të obligacioneve të Thesarit amerikan dhe optimizmi i ripërtërirë për rregullimin e kriptomonedhave...

Bitcoin u rrit me 11,2 për qind të enjten, duke tejkaluar nivelin prej 70.000 dollarësh për herë të parë në më shumë se dy muaj, pasi rënia e rendimenteve të obligacioneve të Thesarit amerikan dhe optimizmi i ripërtërirë për rregullimin e kriptomonedhave rritën kërkesën për asetet me rrezik.

Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në rreth 71.700 dollarë, niveli më i lartë që nga 1 qershori, duke vijuar rritjen e fortë të nisur një ditë më parë.

Kapitalizimi i tregut të Bitcoinit u rrit me 11,1 për qind gjatë 24 orëve të fundit, në 1,43 trilion dollarë, ndërsa vëllimi ditor i tregtimit u rrit me më shumë se 260 për qind, në 60,8 miliardë dollarë.

Vlera e përgjithshme e tregut të kriptomonedhave u rrit gjithashtu me 10,23 për qind, në 2,42 trilion dollarë, ndërsa Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, u rrit me 18,6 për qind, në rreth 2.270 dollarë.

Bitcoin kishte shënuar tashmë të mërkurën rritjen më të madhe ditore që nga marsi, përpara takimit të presidentit amerikan Donald Trump me drejtues të kompanive të mëdha të kriptomonedhave, përfshirë Coinbase, Payward, operatorin e Kraken, dhe Blockchain.com.

Takimi ringjalli shpresat për përparim lidhur me “Clarity Act”, një projektligj për strukturën e tregut, i cili synon të qartësojë kuadrin rregullator për asetet digjitale në SHBA.

Masa nuk arriti të hidhej në votim në Senat përpara se ligjvënësit të nisnin pushimin e gushtit. /AA/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026