Çmimi i naftës, Ibrahimaj: Tregtarët nuk reflektuan uljen në bursë

Çmimi i naftës, Ibrahimaj: Tregtarët nuk reflektuan uljen në bursë

Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në vendin tonë ka pësuar një rritje prej 24%. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahiamaj në një konferencë për mediat tha se çmimi i naftës është në monitorim të vazhdueshëm dhe se çmimet tavan do të caktohen nga Bordi, i cili një ditë më parë vendos që nafat nuk mund të tregtohet me shumë se 203 lekë/litri.

Ministrja deklaron se mosreflektimi i menjëhershëm i çmimeve të bursës për naftës nga tregtarët, solli nevojën e ngritjes së Bordit të Transparencës. Ngritja e Bordit ishte paralajmëruar prej 1 jave, ndërsa dje u zhvillua mbledhja e parë dhe u vendos çmimi tavan për shitjen e hidrokarbureve.

Gjithashtu, Ibrahiamaj e pranoi se për pasojë ka pasur edhe rritje të çmimeve të produketeve ushqimore, duke thënë se po kryejnë monitorim ditor dhe se nuk do të lejojnë abuzimet.

Bordin nuk e ngritëm më parë se kemi bërë monitorim ditor të çmimeve të burës, të kostove të taksave të zhdoganimit, dhe të çmimit të tabelave. Vetëm dje është materializuar një mosreflektimi i çmimit të mbylljes së bursës me çmimin në tabelë. Nuk ka pasur abuzim deri ditën e djeshme, edhe dita e djeshme nuk mund të konsiderohet abuzim se jemi kujdesur të monitorojmë. Kemi komunikuar që në momentin që nuk do të ketë reflektim direkt, do të ndërhyjmë me bordin. Në bazë ditore kemi kalkuluar çmimet dhe kanë qenë të balancuara deri ditën e djeshme. Për mosreflektimin nga ana e tregtarëve, është sepse pardje pati një rënie të bursë dhe dje pati një rritje përsëri të saj. Bursa po luhatet me baza ditore. Ne kemi ekip që përditë monitoron jo vetëm çmimet e burës, jo vetëm në fund por dhe gjatë ditës edhe çmimet e tabelës me qëllim që të jemi të vëmendshëm nëse ka luhatje apo nevojë për ndërhyrje”, tha Ibrahimaj.