“6 euro çmimi i specave” – Ekipi i Kanal10 verifikon çmimet e larta në treg

Gazetarja Diona Krasniqi në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Adresa e Ankesave” ka treguar që ka pasur rritje të madhe të perimeve.
Ajo tregon se në Tregun e Gjelbërt çmimi i perimeve ka shkuar deri në 6 euro, raporton Gazeta10.
Sipas një qytetari krejt kjo ka ndodhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.
“Speca deri në 6 euro, vezët 3 euro, pasuli i Pejës 6 euro ndërsa pasuli i Prishtinës 2.50, domate 6 euro, trangujt 3 euro në Tregun e Gjëlbert në Prishtinë”, tha ajo.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10



