Lara Colturi e dyta në sllallomin e Levit
Lara Colturi është renditur e dyta në garën e sllallomit të Kupës së Botës në Levi të Finlandës, përcjell albinfo.ch. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë e përfundoi garën me kohën e përgjithshme 1 minutë, 53 sekonda e 5 të qindtat, duke...
Lara Colturi është renditur e dyta në garën e sllallomit të Kupës së Botës në Levi të Finlandës, përcjell albinfo.ch.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë e përfundoi garën me kohën e përgjithshme 1 minutë, 53 sekonda e 5 të qindtat, duke mbetur 43 të qindtat pas gjermanes Emma Aicher.
Aicher triumfoi me kohën 1 minutë, 52 sekonda e 62 të qindtat, ndërsa podiumin e plotësoi austriakja Katharina Truppe, 50 të qindtat pas fitueses.
Colturi ishte e dyta edhe pas lëshimit të parë dhe arriti ta ruante këtë pozitë deri në përfundim të garës.
Ky është podiumi i dytë i saj në dy garat e para të sezonit, pas vendit të dytë në sllallomin gjigant në Sölden të Austrisë./Albinfo.ch
The post Lara Colturi e dyta në sllallomin e Levit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.